Shtypni enter për të kërkuar!
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) zhvilloi në Gjirokastër më 30 tetor 2024 tryezën me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”.
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) zhvilloi infosession “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies mbi buxhetin e sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim me Universitetin Evropian të Tiranës (UET).
Afro 30% e kompanive të sektorit të industrisë nxjerrëse kanë dështuar 1-4 herë të bëjnë regjistrimin e pronarëve përfitues para se raportimi i tyre të miratohet, theksohet në raportin e monitorimit të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) në lidhje me zbatimin e Ligjit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues
Afro 90 përqind e industrisë së naftës dhe gazit në Shqipëri pronësohet nga kompani që janë regjistruar në parajsa fiskale.
Në këtë kategori do të gjeni të dhëna në lidhje me shumë projekte të zbatuara nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, në fushën e transparencës, antikorrupsionit, lirisë së medias, dixhitalizimit të shërbimeve publike, kontrollit të institucioneve publike dhe qeverisë
Organizata jonë është e specializuar në çështje e EITI (Nisma për Transparencën e Industrisë Nxjerrëse), ajo është një nga themeluesit e AlbnetEITI (Rrjeti Shqiptar koalicioni në EITI) dhe anëtar i MSG për Shqipërinë.