Shtypni enter për të kërkuar!
Qëllimi i Projektit:
Rritja e transparencës dhe sensibilizmi i publikut dhe medias në lidhje me shfrytëzimin e qëndrueshëm e të dobishëm për komunitetet të industrinë nxjerrëse në Shqipëri siç parashikohet nga standardet EITI.
Objektiva specifike:
1.Raport monitorimi mbi zbatimin e ligjit të regjistrit të pronarëve përfitues duke identifikuar pengesat e zbatimit dhe rekomandime për përmirësime
2.Propozimi për uljen e pragut të deklarimit deri ne 10% të pjesëmarrjes në pronësi nga 25% që është aktualisht të pronarëve përfitues të industrisë nxjerrëse dhe burimeve natyrore
3.Inkurajimin e medias për të publikuar artikuj të thelluar dhe investigime rreth regjistrit të pronarëve përfitues.
Kampioni i përzgjedhur:
Regjistri ku jemi bazuar përmbajnë 86 subjekte të industrisë nxjerrëse, minerale, naftë dhe gaz të cilat përfaqësojnë afro 90% të prodhimit minerar, naftës dhe gazit në vend nga 594 kompani që janë gjithsej në fushën e industrisë nxjerrëse.
Nga regjistri i përcaktuar për raportin vjetor të EITI 2020 janë përzgjedhur për monitorim afërsisht gjysma e tyre 41 kompani minerare dhe të nxjerrjes së naftës dhe gazit në vend.
Në monitorim janë përfshirë të gjitha kompanitë e nxjerrjes së naftës dhe gazit.
Janë përzgjedhur 16 kompanitë më të mëdha në sektorin e kromit, 10 prej të cilave me nga 10 mije ton mineral prodhim e më shumë, 6 kompani me mbi 5000 ton mineral prodhim; 2 kompanitë më të mëdha në sektorin e bakrit; 4 kompanitë më të mëdha në sektorin e hekur nikelit; 4 kompani nga nxjerrja e gurit gelqeror; 2 kompani nga nxjerrja e argjilës; 2 kompani nga rërat bituminoze; 1 kompani nga gelqeror i mermerizuar; 1 kompani nga nxjerrja e ranor silicor; 1 kompani nga nxjerrja e gips; 1 kompani nga nxjerrja e bazalt.
-Për kompanitë e mineraleve, 23 kompani janë me pronësi direkte, 2 kompani janë refuzuar në aplikim, njëra prej tyre rezulton e pezulluar. 7 kompani në pronësi indirekte, kryesisht turke, kineze, hollandeze, franceze, italiane greko qipriote. Një kompani shqiptare është e regjistruar në parajsa iskale, Maltë dhe një tjetër në Qipro.
-20 kompani janë regjistruar për pronësinë që me aplikimin e parë, 12 kompani janë regjistruar pasi janë refuzuar nga 1-4 herë, përkatësisht 3 kompani refuzuar nga një herë; 5 kompani nga 2 herë; 3 kompani nga tre herë; 1 kompani 4 herë;
-23 kompani i kanë pronarët të verifikueshëm në të gjithë segmentin e pronësisë ndërsa 10 kompani kanë pjesë të pronësisë të paverifikueshme, në disa raste brenda kufijve të ligjit dhe në disa raste përtej kufijve ligjorë.
-2 kompani kanë dështuar të raportojnë pronarët përfitues.
Përfundime për industrinë e naftës: Regjistrimi i përfituesve të pronësisë në industri nuk është bërë sipas kërkesave të ligjit ose ato të dhëna nuk janë reflektuar në esktraktet e publikuara të kompanive. Duke lexuar ekstraktet nuk kuptohet në 4 raste se kush është pronar i kompanive të naftës në Shqipëri.
Formulari nuk tregon përiqndjen e pronësisë edhe në ato raste kur theksohet emri i individit pronar përfitues.
Në një rast të pronësisë direkte nuk njihet pronari për 10% ( është e ligjshme), në një tjetër nuk njihet pronari për 37.2%, në një tjetër nuk njihet përqindja e individit por edhe e subjektit juridik, (Shell upstream është me përfaqësim); një kompani nuk ka të dhëna për përqindjen e pronësisë (Anio oil& gaz sha), pavarësisht se konsiderohet se kompania ka regjistruar pronësinë dhe ajo është miratuar nga QKB.
-Nga 6 kompani të shfrytëzimit të nafës, gazit dhe kërkimit në naftë e gaz, që të gjitha paraqesin pronësi indirekte; 3 prej tyre janë të regjistruar në parajsa fiskale mes të cilave pronarët e Bankers Petrolium që kanë afro 80 përqind të shfrytëzimit të rezervave të naftës.
Përfundime të tjera:
Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivën (BE) 2015/849 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 20 maj 2015, “Për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit”.
Ligji për regjistrin e përfituesve të pronësisë ka pasur vetem një koment gjatë diksutimit nga Dhoma e tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave. Nuk janë ftuar në diskutim përfaqësues të shoqërisë civile, vecanërisht ato organizata që kanë dije apo lidhen me përvoja të deklarimit të pronarëve përfitues si rrjeti shqiptar i shoqërisë civile AlbnetEITI.
Informacioni për identitetin e pronarit përfitues sipas kërkesave të EITI nuk përputhet plotësisht me kërkesat e ligjit për Regjistrin e Pronarëve përfitues. (Regjistri duhet të përfshijë emrin e pronarit përfitues, kombësinë dhe vendin e banimit, datëlindjen si dhe identifikimin e çdo personi të ekspozuar politikisht (PEP). Rekomandohet gjithashtu që të zbulohet numri i identitetit, data e lindjes, adresa e banimit ose e shërbimit dhe mjetet e kontaktit).
Ligjin 112/2020 për “Regjistrin e pronarëve përfitues” është amenduar dy herë ndërsa janë publikuar dy vendime të këshillit të ministrave që lidhen me zbatimin e ligjit. Edhe vendimet e mësipërme janë amenduar në vijim me tri vendime të tjera cfarë shpreh një dinamikë të gjerë të ndryshimeve në ligj dhe aktet nënligjore për shkak të sfidave që janë hasur përgjatë aplikimit të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.
Të dhënat e regjistruara në regjistër që janë publike për të gjithë sipas ligjit janë lirisht të aksesueshme.
Cdo person mund të marrë informacion për të dhënat e regjistruara në regjistër, të cilat nuk janë lirisht të aksesueshme dhe publike, vetëm nëse provon se ka një interes të ligjshëm për marrjen e këtij informacioni. Përcaktimi në ligj është relativ kur një kërkesë e tillë nuk vjen nga institucionet e listuara, dhe i jep pushtet më të madh titullarit të institucionit ta vendosë këtë gjë.
Në raportet EITI për vitet fiskale 2015 dhe 2016 të publikuara përkatësisht në shkurt të vitit 2017 dhe në shkurt 2018, është bërë deklarim vullnetar të Pronarëve Përfitues. Në Raportin EITI 2015 nga 134 kompani raportuese vetëm 31 kompani kanë dhënë informacion për Pronarët Ligjor dhe / apo Përfitues dhe në Raportin EITI 2016 nga 141 kompani raportuese, 32 kompani kanë dhënë informacion për Pronarët Ligjor dhe / apo Përfitues.
Shqipëria kishte disa elemente të transparencës së Përfituesve realë në Ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” si dhe ligjin Nr .9049, date 10.4.2003 “Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike”.
-Në propozimin e draftligjit për Transparencën propozuar nga AlbEITI parashikohej që rastin e shoqërive të cilat nuk kryejnë aktivitete ekonomike, por veprojnë si ndërmjetës, pragu i zbatueshëm do të ulet në 10%. Kjo nuk është marrë parasysh në ligjin e 112/2020.
-Ndërsa pronësia direkte është e lehtë të identifikohet, tek pronësia indirekte do të jetë e nevojshme një kryqëzim të dhënash dhe shpesh përplasje me barriera të institucioneve që nuk sigurojnë transparencën. (Ne rastin e regjistrimit te subjekteve me pronesi indirekte, subjekti raportues ne perputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 112/2020 i ndryshuar, dhe VKM-së Nr. 1088, datë 24/12/2020, i ndryshuar, duhet të depozitoje nje dokumentacion te plote shoqerues te leshuar nga autoriteti kompetent regjistrues, per te vertetuar te dhenat e deklaruara per te gjithe subjektet zinxhir, deri ne evidentimin e individeve qe zoterojne subjektin.
Në Kreun III të VKM-së Nr. 1088, datë 24/12/2020, i ndryshuar parashikohen hapat qe duhet te ndermerren nga subjekti raportues ne rast se pas shterimit te mjeteve te identifikimit te pronarit perfitues nuk arrihet te percaktohet individi qe ka ne pronesi ose kontrollon i fundit personin juridik me 25% ose me teper te aksioneve/kuotave te kapitalit ose interesave të pronesise).
-Përfituesit realë të pronësisë duhet të kontrollhen përmes cross-checking dhe se rruga përmes konsultimit të taksës mbi dividendin është një mënyrë që mund të përdoret vetëm nga institucione të përzgjedhura në ligj. Ligji i ri për tatimin mbi fitimin e ka të detyrueshme zbulimin e emrave që janë përfitues të dividentit.
-Ligji Nr. 112/2020 nuk parashikon verifikimin e vertetësisë së deklaratave dhe
institucioni juaj nuk e kryen këtë verifikim.
-Nuk është shpjeguar se si veprohet për ato kompani tek të cilat të gjithë aksionerët e saj kanë më pak se 25% aksione. A regjistrohen ato?
Rekomandime:
-Parlamenti të krijojë një regjistër të grupeve të interesit për ligje të caktuara përmes një kërkimi dhe konultimi me institucionet e lidhura me ligjin në proces, por edhe nga regjistri i organizatave të shoqrisë civile etj. Ligji për regjistrin e përfituesve të pronësisë ka pasur vetem një koment gjatë diksutimit nga Dhoma e tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave. Nuk janë ftuar në diskutim përfaqësues të shoqërisë civile, vecanërisht ato organizata që kanë dije apo lidhen me përvoja të deklarimit të pronarëve përfitues si rrjeti shqiptar i shoqërisë civile AlbnetEITI.
-Të shtohet vendbanimi tek dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, të cilat do të jenë lirisht të aksesueshme dhe publike. Aktualisht janë të dhëna lirisht të aksesueshme: a) emri dhe mbiemri i pronarit përfitues; b) shtetësia; c) viti dhe muaji i lindjes; ç) data e përcaktimit të individit si pronar përfitues; d) lloji dhe përqindja e pronësisë: - direkte - indirekte.
Vendbanimi është shtuar në ligj përmes Aktit Normativ Nr. 12, datë 25.03.2021, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 49, datë 29.03.2021
-MSG duhet të nisë një proces avokimi për të ndryshuar pragjet e deklarimit të Pronarëve Përfitues për sektorin specifik të industrisë nxjerrëse dhe për PEP në këtë industri, për të siguruar përafrimin e kërkesave EITI 2.5.d ku thuhet se “Informacioni për identitetin e pronarit përfitues duhet të përfshijë emrin e pronarit përfitues, kombësinë dhe vendin e banimit, si dhe identifikimin e çdo personi të ekspozuar politikisht. Rekomandohet gjithashtu që të zbulohet numri i identitetit kombëtar, data e lindjes, adresa e banimit ose e shërbimit dhe mjetet e kontaktit”.
-Shqipëria është e njohur gjerësisht si vend me një administratë publike me korrupsion endemik. Rekomandojmë deklarimin e pronësisë me një prag prej 10% për industrinë nxjerrëse për të dekurajuar përfshirjen e zyrtarëve të administratës në biznese në kushtet e konfliktit të interesit.
Propozimi arsyetohet përmes ekspertizës ligjore dhe një analizë krahasuese me vende të tjera, gjetjeve të monitorimit ku:
-Për kompanitë e mineraleve, 30% e kompanivë janë në pronësi indirekte (23 kompani nga kampioni janë me pronësi direkte, 7 kompani me pronësi indirekte, kryesisht turke, kineze, hollandeze, franceze, italiane greko qipriote. Një kompani shqiptare është e regjistruar në parajsa fiskale, Maltë dhe një tjetër në Qipro).
-Afro 30% e kompanive kanë dështuar 1-4 herë të bëjnë regjsitrimin e pronarëve përfitues para se raportimi i tyre të miratohet (20 kompani janë regjistruar për pronësinë që me aplikimin e parë, 12 kompani janë regjistruar pasi janë refuzuar nga 1-4 herë, përkatësisht 3 kompani refuzuar nga një herë; 5 kompani nga 2 herë; 3 kompani nga tre herë; 1 kompani 4 herë;)
-Afro 30% e kompanive kanë pjesë të pronësisë së padeklarueshme edhe brenda ligjit por edhe në shkelje të ligjit. (23 kompani i kanë pronarët të verifikueshëm në të gjithë segmentin e pronësisë ndërsa 10 kompani kanë pjesë të pronësisë të paverifikueshme, në disa raste brenda kufijve të ligjit dhe në disa raste përtej kufijve ligjorë.)
-Afro 5% e kompanive janë refuzuar në deklaratën e pronarëve përfitues (2 kompani kanë dështuar të raportojnë pronarët përfitues, njëra prej tyre rezulton e pezulluar.)
Përfundime për industrinë e naftës: Nga 6 kompani të analizuara 3 prej tyre janë të regjistruar në parajsa fiskale, duke lexuar ekstraktet nuk kuptohet në 4 raste se kush është pronar i kompanive të naftës në Shqipëri.
(Regjistrimi i përfituesve të pronësisë në industri nuk është bërë sipas kërkesave të ligjit ose ato të dhëna nuk janë reflektuar në esktraktet e publikuara të kompanive. Duke lexuar ekstraktet nuk kuptohet në 4 raste se kush është pronar i kompanive të naftës në Shqipëri.
Formulari në dy raste nuk tregon përqindjen e pronësisë edhe në ato raste kur theksohet emri i individit pronar përfitues.
Në një rast të pronësisë direkte nuk njihet pronari për 10% ( është e ligjshme), në një tjetër nuk njihet pronari për 37.2%, në një tjetër nuk njihet përqindja e individit por edhe e subjektit juridik, (Shell upstream është me përfaqësim); një kompani nuk ka të dhëna për përqindjen e pronësisë (Anio oil& gaz sha), pavarësisht se konsiderohet se kompania ka regjistruar pronësinë dhe ajo është miratuar nga QKB.
-Nga 6 kompani të shfrytëzimit të nafës, gazit dhe kërkimit në naftë e gaz, që të gjitha paraqesin pronësi indirekte; 3 prej tyre janë të regjistruar në parajsa fiskale mes të cilave pronarët e Bankers Petrolium që kanë afro 80 përqind të shfrytëzimit të rezervave të naftës).
-Kur identifikohen Personat e Ekspozuar Politikisht (PEP), propozohet që pragu të ulet edhe deri 1%
-Gjobat edhe pse janë ulur, sërish janë të mëdha. Vendosja e gjobave duhet të zëvëndësohet me trainime mbështetur në teknika dixhitale të aksesueshme për të gjithë në mënyrë ‘friendly’edhe për ata që kanë njohuri të pamjaftueshme për proceset e aplikimit të pronësisë në platforma online.
-Mbajtja e regjistrit të Pronarëve Përfitues mund të ishte më e pranueshme ti ngarkohej një institucioni të vecantë duke i shtuar edhe detyrën e verifikimit me short apo përzgjedhje sipas peshës ekonomike dhe detyrimit për deklarim.
-Ligjvënësi duhet të bëjë një përcaktim të qartë të pronësisë indirekte.
Vijimi:
Përsa i përket përmbushjes së kërkesës 2.5 të Standartit EITI për BO dhe rekomandimeve të lëna nga Validimi i fundit, Albeiti ka parashikuar në Grantin e ri që pritet të merret nga Banka Botërore një Shërbim Konculence i cili do të bëj vlerësimin e impaktit të këtij Ligji. Me përfundimin e këtij studimi dhe daljen e konkluzioneve dhe të rekomandimeve do të diskutohet dhe vendoset sesi do të adresohen problematikat e mundshme.