Aktiviteti përfshiu studentë të ekselencës së këtij universiteti, pedagogë dhe të ftuar të tjerë.
Përgjatë aktivitetit ekspertët e projektit prezantuan objektivat, nevojat dhe produktet që pritet të ketë zbatimi i projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE” në segmentin e tretë të tij që është “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies mbi buxhetin e sistemit të drejtësisë”.
Përgjatë prezantimeve u trajtua aspekte të metodologjisë së monitorimit dhe gjetje të rëndësishme përmes desk research.
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë po monitoron 11 institucione të sistemit të drejtësisë ku përfshihen institucione drejtuese, gjykata dhe organe të vetingut.
Projekti zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility 2021, ndërsa drejtohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në partneritet me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL).
Gledis Gjipali, drejtor i projektit e ndërkohë drejtor ekzekutiv i EMA e vuri theksin tek nevoja e informimit të qytetarëve në lidhje me cështje të integrimit evropian e vecmas ato që lidhen me ‘Kryesoret’, ku pritet që së shpejti të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE. Ai konsideroi zbatimin e projektit si një hap të rëndësishëm që ndërlidh qytetarët me objektivat e integrimit si dhe rëndësia që merr sigurimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë.
Sami Nezaj, Drejtor Ekzekutiv, Qendra per Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL), theksoi gjatë prezantimit të tij ““Rritja e transparencës dhe llogaridhënies mbi buxhetin e sistemit të drejtësisë”, se hartimi dhe zbatimi i buxhetit të drejtësisë has në sfida dhe nevoja që duhet të trajtohen nga institucionet, Kuvendi dhe grupet e interesit. Ai theksoi se pavarësisht rritjes së buxhetit, sistemi ende nuk ka dhënë përgjigje në nevojat e aksesit të barabartë dhe në kohë në drejtësi duke patur parasysh backlog që shkon nga 120-130 mijë cështje ende të pashqyrtuara në të tre nivelet e gjyqësorit.
Fatos Cocoli, ekspert ne ekonomi e financë pranë qTIL përmes prezantimit të tij “Fluksi i parasë në institucionet e drejtësisë” paraqiti disa arritje të sistemit të drejtësisë në fushën e buxhetimit. Ai theksoi se tashmë pagat e magjistratëve në sistem tejkalojnë pagën mesatare të magjistratëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë pasqyroi edhe procesin teknik të llogaritjes së pagave të magjistratëve duke renditur të gjitha përfitimet përtej pagës po ashtu. Cocoli tha se kjo pagesë është një indikator i fortë i shprehjes së integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të pranishmit bënë pyetje dhe diskutime rreth disa gjetjeve të prezantuara vecmas ato që lidheshin me aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe peshën që zënë programe të ndryshme të buxhetit në sistemin e drejtësisë.
Në përfundim, drejtuesi i qTIL, Sami Nezaj bëri edhe konkluzionet e takimit.
Disa nga përfundimet e aktivtetit ishin se procesi i monitorimit dhe raportimit të buxhetit në sistemin e drejtësisë duhet të lehtësohet nga burokracitë e tepërta ndërsa publikimi i të dhënave të buxhetit duhet të jetë lehtësisht i kuptueshëm nga qytetarët.
Lind nevoja e analize ne lidhje me krijimin dhe tejkalimin e blacklog në gjykata duke dhënë një përgjigje se pse ceshtjet civile dhe administrative jane mbi 80% e backlog.
Institucionet e drejtësisë duhet të planifikojnë një normë të re të gjyqtarëve dhe prokurorëve për banorë duke rritur aksesin në drejtësi dhe të përafrohen me standartet e rajonit dhe më pas edhe të BE.
Pozicioni i ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave duhet qartësuar në rastin e propozimit të buxhetit për Prokurorinë. Po ashtu duhet rishqyrtuar edhe procedura e vendosjes së tavanit për institucionet e drejtësisë.