Lajme

A e përdorin mediat televizive AI në Shqipëri, si është Indeksi i Gadishmërisë?
20.11.2024 , 12:23

A e përdorin mediat televizive AI në Shqipëri, si është Indeksi i Gadishmërisë?

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) zhvilloi në Gjirokastër më 30 tetor 2024 tryezën me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”.

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) zhvilloi në Gjirokastër më 30 tetor 2024 tryezën me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”.

Në takim morën pjesë gazetarë dhe punonjës të medias në Gjirokastër, përfaqësues të shoqërisë civile që kishin inteeres mbi përdorimin e Ai në media dhe nevojën për vendosjen e standarteve etike në përdorimin e saj.

Përgjatë aktivitetit u trajtuan aspekte të përdorimit të AI në mediat audiovizive, gjetjet e një kërkimi në lidhje me nevojën e përdorimit etik të AI, përfundimet për matjen e Indeksit të Gadishmërisë për AI në mediat audiovizive në Shqipëri.

Kërkimi u krye me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri.

Në lidhje me matjen e indikatorit të Gadishmërisë për AI në mediat shqiptare janë konsultuar disa formate të ndryshme të indikatorëve të vlerësimit duke nisur nga ai i Singaporit (AIRI), PNUD, CISKO, Deloitte etj, natyrisht në një formë më të thjeshtëzuar, duke patur parasysh edhe nivelin fillestare të zbatimit të AI në televizionet shqiptare.

Mbi këtë bazë është ndërtuar edhe pyetësori për drejtorët e lajmeve në këto televizione. Në rastin e AIRI është pasur parasysh në mënyrë subjektive pesha e 5 kapitujve dhe pyetjeve brenda secilit prej kapitujve (në fakt janë 6 kapituj por kapitulli i parë përfshin vetëm të dhëna të organizatës). Segmenti i rezultatit në rastin e këtij vlerësuesi është në katër nivele.

Bazuar në referencat e mësipërme arrihet në përfundimin se nga 9 televizionet e përzgjedhura për të matur gatishmërinë për AI, 1 televizion, MCN tv është pjesërisht në nivelin e tretë të gatishmërisë ‘Gati për AI’dhe plotëson kushtet për nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’; dy televizione Euronews Albania dhe Ora News janë në nivelin i dytë ‘I vetëdijshëm për AI’; katër televizione, TV Klan, Top Channel, Syri tv dhe Klan neës ndodhen në nivelin e parë ‘Fillestar në AI’ dhe zbehtë në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’; RTSH dhe Vizion Plus përfshihen në nivelin e parë ‘Fillestar në AI’.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e aplikimit të rregullave etike në përdorimin e AI në produktet televizive, vecmas lajmeve. Po ndërkohë të pranishmit paraqitën objeksionet e tyre në lidhje me ndikimin e Ai në modelin e biznesit në media, flukset e ndryshme të burimeve njerëzore si dhe adresimin e njëanshmërisë në raste të përdorimit të saj në raportimet për lajme politike.

Kronika në RTSH Gjirokastër

Kronika në RTSH Gjirokastër