Durrës

GUIDE PESHKIMI/ Ku të peshkoni me grep në Durrës, guida e rrallë për peshkatarët amatorë

Një guidë e rrallë me të paktën 44 vende peshkimi është përgaditur dhe publikuar në rrjete sociale ditëT e fundit. Guida përmban ‘location’ për secilin prej këtyre pikave të peshkimit dhe ndërkohë ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen në secilën prej tyre. Guida është e publikuar në Facebooknë shqip dhe anglisht, në Instagram në shqip dhe anglisht si dhe në You Tube.

Po ashtu në të janë përfshirë edhe rregullat e peshkimit çlodhës e turistik duke shënuar kështu edhe rastin e parë kur një dokument i tillë vihet në shërbim të turistëve të peshkimit me grep.

Guida është përpiluar nga Qendra për Transparencë dhe Infromim të Lirë dhe mbështetur nga PNUD Albania.

Përvec të dhënave të peshkimit, guida ofron përmes videove dhe fotove pamje të mrekullueshme nga zona shumë prej të cilave shkelen rrallë nga banorë apo turistë, ndërkohe që mund të zbuloni edhe metodat e peshkimit tradicional por edhe ato të përshtatura përmes ‘një inovacioni’ që nuk do ju shkonte në mend.

Më poshtë është guida e peshkimit çlodhës (amator) për bregdetin e qarkut të Durrësit.

Qarku i Durrësit. Destinacionet

Gjiri i Lalzit

Janë 6 km plazh nga Përroi i Tarinit deri tek Fushë Draç në veri të gjirit të Lalzit që mund frekuentohet për peshkim çlodhës përgjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës.

Lexo më shumë

Kepi i Rodonit, afër market Rodoni

Ky destinacion ndodhet në periferi të fshatit Shetaj që është edhe pika e fundit e banuar e Kepit të Rodonit, rreth 1 km nga resorti Prive i sapondërtuar në kurriz të kodrës veriore të Kepit në periferi të fshatit Shetaj.

Lexo më shumë

Kepi I Rodonit, Kisha e Shën Antonit

Pas peshkimit mund të zgjidhni të shkoni në një kamping në afersi të Kishës së Shën Ndoit, në një mjedis të gjelbër, ngjitur me detin dhe objekteve ushtarake të kohës së komunizmit si bunkerë apo tynele.

Lexo më shumë

Plazhi Rëra e Bardhë, Kepi i Rodonit

Është një destinacion në anën jugore të Kepit të Rodonit. Përpara se të zbrisni në plazh mos harroni të qëdnroni në pikën më të lartë të Rodonit që është përgjatë rrugës që të çon në plazh për një pamje mahnitëse prej 360 gradë të bregdetit të Adriatikut nga Karaburuni deri në Velipojë.

Lexo më shumë

Grykëderdhja e lumit të Ishmit

Grykëderdhja e Ishmit është destinacioni më verior i peshkimit në qarkun e Durrësit. Ai ndodhet në përfundim të kepit të Rodonit dhe është edhe në kufi të qarkut të Lezhës prej ku nisin një sërë parqesh natyrore me laguna njëra pas tjetrës.

Lexo më shumë
Artikuj: 23
Faqe 4 nga 4