Shtypni enter për të kërkuar!
Është një destinacion në anën jugore të Kepit të Rodonit. Përpara se të zbrisni në plazh mos harroni të qëdnroni në pikën më të lartë të Rodonit që është përgjatë rrugës që të çon në plazh për një pamje mahnitëse prej 360 gradë të bregdetit të Adriatikut nga Karaburuni deri në Velipojë.
Është një destinacion në anën jugore të Kepit të Rodonit. Përpara se të zbrisni në plazh mos harroni të qëdnroni në pikën më të lartë të Rodonit që është përgjatë rrugës që të çon në plazh për një pamje mahnitëse prej 360 gradë të bregdetit të Adriatikut nga Karaburuni deri në Velipojë. Vetëm aty mund të ofrohet kjo pamje e rrallë dhe do të jeni me fat nëse është një ditë e kthjellët dhe ajri është i pastër.
Teksa ndiqni rrugën e Kepit të Rodonit do të ktheni majtas tek Cape of Rodon Resort, pas 600 metrash ngjiteni në kodrën e Zisit, e cila ndodhet 500 metra nga plazhi. Pikërisht këtu sigurihet edhe kundrimi më përmbledhës i bregdetit të Adriatikut.
Më pas zbrisni në një tatpjetë deri tek Plazhi Rrëra e Bardhë. Mund ta bëni rrugën me makinë ose në këmbë për afro 7 minuta. Nëse është lagështirë mos hyni me makinë se rruga është rrëshqitëse.
Mund të peshkoni edhe kur ka pushues në plazh pasi një pjesë e bregut ngjitur me rërën e Bardhë nuk është plazh por mund të ecet dhe mund të gjenden vende të qeta për peshkim brenda distancave të kërkuara nga rregullorja e peshkimit në plazhe.
Në grepin tuja mund të bien levrekë, koc, çafërr, sir, qefull, rombo, bishtzezë, gof, lojbë, mormur por edhe ndonjë peshk gjel i vogël dhe raxhë.