Shtypni enter për të kërkuar!
Ky destinacion ndodhet në periferi të fshatit Shetaj që është edhe pika e fundit e banuar e Kepit të Rodonit, rreth 1 km nga resorti Prive i sapondërtuar në kurriz të kodrës veriore të Kepit në periferi të fshatit Shetaj.
Ky destinacion ndodhet në periferi të fshatit Shetaj që është edhe pika e fundit e banuar e Kepit të Rodonit, rreth 1 km nga resorti Prive i sapondërtuar në kurriz të kodrës veriore të Kepit në periferi të fshatit Shetaj.
Largësia nga Tirana është 56.1 km dhe përshkohet për 1orë e 10 minuta, ndërsa nga Rinasi është 46.1 km dhe përshkrohet me makinë për 1 orë. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit. Më pas vijoni në rrugën bri gjirit të Lalzit në drejtim të Kepit të Rodonit, duke mbajtur majtas në fshatin Drac në drejtim të fshatit Shetaj.
Largësia nga Durrësi është 47.3 km dhe bëhet me makinë për 1 orë duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë dhe të kthehesh më pas në nënkalimin e Maminasit në drejtim të Manzës dhe më pas Gjiri i Lalëzit drejt Kepit të Rodonit.
Ky destinacion ka një vijë uji të cekët, ujë të kthjelltë dhe shkëmbinj të shperndarë, ndërkohë që në kohë shirash derdhet në det një përrua që gjatë verës është i tharë. Destinacioni është ndërkohë edhe stacion për varkat e peshkimit të peshkatarëve të zonës.
Është një vend i përsosur për të kërkuar vongola ndërkohë që pranë shkëmbinjve mund të gjeni midhje dhe dater ( molusk i mbrojtur dhe ndalohet kapja).
Po ashtu mund të gjeni edhe iriq deti të kapur në shkëmbinj.
Peshku që kapet këtu është levreku, çafërr, barbun, bishtzezë, koc, gjuhëz, shojzë por mund të hasni edhe në raxhë, megjithëse rrallë.
Nga Kepi i Rodonit pamja është e mrekullueshme dhe në ditë të kthjellta mund të dalloni qartë në veri të Kepit konturet e gjirit të Ishmit, plazhin e Tales, gjirin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun, Velipojën deri në grykëderdhjen e Bunës dhe plazhet e Ulqinit në Mal të Zi.
Vetëm 2 km nga destinacioni është bar restorant Roni ku mund të shijoni peshk të freskët, karkaleca krudo, oktapod të pjekur, vongola të ziera dhe midhje me lëngun e tyre, turshi, djath të butë me kulac të saçit. Në fund mund të shijoni një ëmbëlsirë të bërë vet në lokal me miell gruri dhe thelpinj arre.
Por nëse doni të gatuani vetë mund ta bëni aty ku po peshkoni. Nëse keni një zgarë është e lehtë ta ndizni zjarrin dhe të piqni peshkun që keni kapur. Mblidhni shkarpa të thara rrethe rrotull dhe ndizni një zjarr ku mund të piqni peshkun, gjithnjë duke qënë shumë të kujdeshsëm që zjarri të mos përhapet dhe të siguroheni se e keni fikur plotësisht kur të largoheni.
Afër destinacionit nuk ka plazh kështu që mund të zgjidhni sipas dëshirës kohën e peshkimit.
Kepi i Rodonit ka pak shtigje peshkimi. Hapësira për peshkim është e kufizuar pasi në pjesën e parkut që nis nga Cape of Rodon resort, një resort vilash në përfundim e sipër e deri në skajet e tij tek kisha e Shën Ndoit dhe kalaja e Skënderbeut është dhënë me koncension për mirëmbajtje dhe shfrytëzim turizmi si kamping, plazh, hiking etj. Në këtë pjesë peshkimi është i ndaluar.
Kepi i Rodonit është një gadishull që ndan Gjirin e Lalzit nga Gjiri i Ishmit dhe që zgjatet në det për afro 10 km nga fshati Drac në veri të Gjirit të Lalzit e deri tek Kalaja e Skënderbeut në skajin veriperëndimor të Kepit.
Ndër zogjtë që takohen më shpesh në Kepin e Rodonit është thëllëza e fushës, mëllenja (Turdus merula), shapka, pëllumbi i egër (Columba livia), shkurta (Coturnix coturnix),
Në gjirin e Rodonit u shfaqën në vitin 1963 një tufe balenash (skeleti i njerës nga këto balena u ekspozua atë kohë në Muzeumin e Shkencave Natyrore të Shqipërisë), ndërsa dhjetë vitet e fundit ka shfaqje të peshkaqenëve.