Shtypni enter për të kërkuar!
Një guidë e rrallë me të paktën 44 vende peshkimi është përgaditur dhe publikuar në rrjete sociale ditëT e fundit. Guida përmban ‘location’ për secilin prej këtyre pikave të peshkimit dhe ndërkohë ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen në secilën prej tyre. Guida është e publikuar në Facebooknë shqip dhe anglisht, në Instagram në shqip dhe anglisht si dhe në You Tube.
Po ashtu në të janë përfshirë edhe rregullat e peshkimit çlodhës e turistik duke shënuar kështu edhe rastin e parë kur një dokument i tillë vihet në shërbim të turistëve të peshkimit me grep.
Guida është përpiluar nga Qendra për Transparencë dhe Infromim të Lirë dhe mbështetur nga PNUD Albania.
Përvec të dhënave të peshkimit, guida ofron përmes videove dhe fotove pamje të mrekullueshme nga zona shumë prej të cilave shkelen rrallë nga banorë apo turistë, ndërkohe që mund të zbuloni edhe metodat e peshkimit tradicional por edhe ato të përshtatura përmes ‘një inovacioni’ që nuk do ju shkonte në mend.
Më poshtë është guida e peshkimit çlodhës (amator) për bregdetin e qarkut të Durrësit.
Qarku i Durrësit. Destinacionet
Destinacioni i peshkimit ndodhet 11.3 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për 24 minuta. Ndërsa nga Tirana është 48.5 km dhe përshkohet për 1 orë. Nga Rinasi është 39 km dhe përshkohet me makinë për 45 minuta.
Lexo më shumëDestinacioni Portëz është 10.2 km nga Durrësi, rrugë që përshkohet me makinë për 23 minuta. Ndërsa nga Tirana ajo është 47.7 km dhe përshkohet për 59 minuta. Nga Rinasi është 37.8 km dhe kryhet me makinë për 43 minuta.
Lexo më shumëËshtë një ndër pikat më sekrete të peshkimit në zonën jugore të Bishtit të Pallës. Për të shkuar deri atje duhet të merrni një rrugë të parregulluar makine përmes një lëndine të sheshtë dhe më pas të ngjiteni në kodër.
Lexo më shumëAfro 300 metra nga rruga Shën Pali në të majtë (jug), shteg që përshkohet për 4 minuta në këmbë është një pikë tjetrë e peshkimit çlodhës.
Lexo më shumëËshtë argjinatura që fillon rreth 900 metra në të djathtë të rrugës Shën Pali në Bishtin e Pallës. Largësia nga Tirana është 47.2 km dhe përshkohet për 51 minuta, ndërsa nga Rinasi është 37.4 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta.
Lexo më shumëKy destinacion peshkimi është në një zonë të urbanizuar, Sektori Rinia, ndërkohë që si në rastin e destinacionit në argjinaturën e gropave të Bishtit të Pallës është i vendosur në lagunën e Sektorit Rinia (mund të haset me ermra të tjerë po ashtu si laguna e Durrësit, e Bisht Kamzës, Fllakës).
Lexo më shumë