Shtypni enter për të kërkuar!
Është argjinatura që fillon rreth 900 metra në të djathtë të rrugës Shën Pali në Bishtin e Pallës. Largësia nga Tirana është 47.2 km dhe përshkohet për 51 minuta, ndërsa nga Rinasi është 37.4 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta.
Është argjinatura që fillon rreth 900 metra në të djathtë të rrugës Shën Pali në Bishtin e Pallës. Largësia nga Tirana është 47.2 km dhe përshkohet për 51 minuta, ndërsa nga Rinasi është 37.4 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Kënetës. Një rrugë e drejtë të sjell deri në Porto Romano ndërsa aty vijon rrugën Shën Pali.
Nga Durrësi largësia është 9.7 km dhe përshkohet për 19 minuta.
Peshkimi mund të kryhet përgjatë gjithë argjinaturës, kryesisht në pjesën veriperëndimore të saj por shpesh edhe në pjesën juglindore të argjinaturës.
Mund të shkoni me një makinë përgjatë digës dhe të ndaloni atry ku ju mendoni se është më e përshtatshme. Nuk ka pushues përgjatë argjinaturës.
Mund të peshkohet koc, qefull, levrek, çafërr, gjuhëz por edhe gaforre blu.
Pamja e lagunës është mbresëlënëse ndërsa shtrihet deri disa kilometra më në veri të Sektorit Rinia ose Fllakës.
Një numër zogjsh shtegtojnë apo qëndrojnë në këtë lagunë. Ndërsa peshkoni mund të kundroni dhjetra e dhjetra shpend ujorë që lëvizin pa fund përgjatë kënetës.
Ato janë cafka, dallëndyshka e detit, kojliku i madh, gjelëzi, shqipja e kënetës, zogu gushëbardhë, kllinza e vogël, gjelaçi i verdhë etj.
Pasi keni mbaruar peshkimin mund të shijoni produktet e zonës në një nga restorantet e Sekorit Rinia të cilët janë të shtrirë përgjatë bregdetit dhe lagunës por edhe përgjatë rrugës që lidh sektorin Rinia me Fllakën.
Argjinatura është e gjatë rreth 2.5 km dhe mund të përshkohet në këmbë për 28 minuta ndërsa me makinë për 10 minuta për shkak se rruga është me cakull, jo fort e përshtatshme dhe duhet lëvizur me kujdes për të shmangur dëmtimet e makinës.
Në fotot dhe video ju mund të shikoni edhe lejlekë, rosa dhe zogj të tjerë që u shfaqën në harkun e disa minutave ndërsa përshkrohet argjinatura.