Durrës

Përballë rrugës Shtodheri, Bishti i Pallës

Është një ndër pikat më sekrete të peshkimit në zonën jugore të Bishtit të Pallës. Për të shkuar deri atje duhet të merrni një rrugë të parregulluar makine përmes një lëndine të sheshtë dhe më pas të ngjiteni në kodër.

Është një ndër pikat më sekrete të peshkimit në zonën jugore të Bishtit të Pallës. Për të shkuar deri atje duhet të merrni një rrugë të parregulluar makine përmes një lëndine të sheshtë dhe më pas të ngjiteni në kodër. Në krye të kodrës duhet të lini makinën dhe të ecni në këmbë përmes një shtegu të hapur lehtë mes shkurreve dhe barit të lartë sic duket në foto. Më pas duhet të zbrisni poshte po përmes një shtegu të tillë. Në të dy anët e pikës së peshkimit ka hapësirë për të qëndruar në breg të detit.

Jeni i vetmuar dhe rrallë mund të shikoni ndonjë peshkatar ndërsa ndodheni përballë portit të naftës Porto Romano dhe Currilave, një pamje tërheqëse.

Për shkak se është vështirë të lëvizet prej aty llogarisni se do të qëndroni disa orë, ose edhe një ditë të tërë. Duhet të keni me vete ujë, ushqime dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Mund të bjerë në grepin tënd levrek, koce, cafërr, gjuhëz, spalcë e kuqe etj.