Shtypni enter për të kërkuar!
Ky destinacion peshkimi është në një zonë të urbanizuar, Sektori Rinia, ndërkohë që si në rastin e destinacionit në argjinaturën e gropave të Bishtit të Pallës është i vendosur në lagunën e Sektorit Rinia (mund të haset me ermra të tjerë po ashtu si laguna e Durrësit, e Bisht Kamzës, Fllakës).
Ky destinacion peshkimi është në një zonë të urbanizuar, Sektori Rinia, ndërkohë që si në rastin e destinacionit në argjinaturën e gropave të Bishtit të Pallës është i vendosur në lagunën e Sektorit Rinia (mund të haset me ermra të tjerë po ashtu si laguna e Durrësit, e Bisht Kamzës, Fllakës). Specifika këtu është se laguna është e prekur nga ndërtimet dhe përgjatë saj është shtrirë edhe një rrugë që të shpie në plazhe dhe në restorante bri saj.
Laguna mbushet me ujë të ëmbël nëpërmjet Lumit të Durrësit dhe me ujë të kripur nga deti Adriatik. Në dimër uji mbulon disa prej rrugëve që përshkojnë lagunën ndërsa që nga muaji shtator nis periudha e shtegtimit të disa prej llojeve të shpendëve të kësaj zone.
Është një ndër zonat më të preferuara dhe më të larmishme për praninë e zogjve shtegtarë ujorë në të gjithë vendin.
Turizmi i kundrimit të zogjve është një tjetër arsye që mund të të dërgojë në Sektorin Rinia, përgjatë lagunës.
Këtu mund të shikoni se si peshkohet me hobs (kariq) në puset e krijuara përgjatë rrugës që të shpie në plazh. Hobs është një rrjetë artizanale e peshkimit në ujëra të palëvizshme. Rrjeta kapet në katër cepa të saj përmes disa telave apo spangove që lidhen sëbashku me një shkop të gjatë 3-4 metra që mund të jetë metalik apo prej druri. Vetë shkopi përgjatë peshkimit mbështetet në një suport të ngulur në tokë duke dhënë mundësinë e uljes dhe ngritjes së rrjetës në mënyrë periodike derisa peshku mbetet në rrjetë. Vetë rrjeta komandohet përmes një litari që mbahet në duart e një peshkatari. Hobs ose kariq sic thirret më në veri është një peshkim në miniaturë e formateve më të mëdha të rrjetave sic janë kalimera dhe bilanci.
Largësia nga Tirana është 45.2 km dhe përshkohet për 47 minuta, ndërsa nga Rinasi është 35.4 km dhe përshkrohet me makinë për 37 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Rrashbullit.
Largësi nga Durrësi është 11.2 km dhe përshkohet me makinë për 17 minuta.