Shtypni enter për të kërkuar!
Një guidë e rrallë me të paktën 44 vende peshkimi është përgaditur dhe publikuar në rrjete sociale ditëT e fundit. Guida përmban ‘location’ për secilin prej këtyre pikave të peshkimit dhe ndërkohë ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen në secilën prej tyre. Guida është e publikuar në Facebooknë shqip dhe anglisht, në Instagram në shqip dhe anglisht si dhe në You Tube.
Po ashtu në të janë përfshirë edhe rregullat e peshkimit çlodhës e turistik duke shënuar kështu edhe rastin e parë kur një dokument i tillë vihet në shërbim të turistëve të peshkimit me grep.
Guida është përpiluar nga Qendra për Transparencë dhe Infromim të Lirë dhe mbështetur nga PNUD Albania.
Përvec të dhënave të peshkimit, guida ofron përmes videove dhe fotove pamje të mrekullueshme nga zona shumë prej të cilave shkelen rrallë nga banorë apo turistë, ndërkohe që mund të zbuloni edhe metodat e peshkimit tradicional por edhe ato të përshtatura përmes ‘një inovacioni’ që nuk do ju shkonte në mend.
Më poshtë është guida e peshkimit çlodhës (amator) për bregdetin e qarkut të Durrësit.
Qarku i Durrësit. Destinacionet
Ndodhet 43,4 km nga Tirana dhe përshkohet përafërisht për 45 minuta; 34 km nga Rinasi dhe përshkohet për 40 minuta;9,5 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 13 minuta, varësisht nga trafiku.
Lexo më shumëNdodhet 39 km nga Tirana, dhe përshkohet përafërsisht për 38 minuta; 29 km nga Rinasi dhe përshkrohet për 27 minuta; 3.3 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 9 minuta, varësisht nga trafiku.
Lexo më shumëNdodhet në pjesën veriperendimore të portit të Durrësit. 200 metra nga dera kryesore e portit, 600 metra nga qendra e qytetit të Durrësit, 45 km nga Tirana dhe 30 km nga Rinasi.
Lexo më shumëNdodhet në fund të pedonales së Currilave, një ndër vendet më atraktive të qytetit të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Mund të konsiderohet një destinacion peshkimi po ashtu ndërsa mund të gjuhet oktapod përmes zhytjes me kostum dhe pajisjeve të tjera të gjuetisë me zhytje sic janë pushka e detit dhe shtizat.
Lexo më shumëDestinacioni ndodhet 5.3 km nga qendra e Durrësit dhe mund të shkohet atje për 16 minuta me makinë. Ndërsa nga Tirana ka një largësi prej 43 km dhe bëhet për 55 minuta. Largësia nga Rinasi është 33 km dhe shkohet në destinacion për 38 minuta.
Lexo më shumëPër të shkuar deri atje duhet të ndiqni rrugën e Currilave në drejtim të kodrave bregut të detit dhe pikërisht aty ku është ‘location’ do të ktheheni majtas. Është një rrugë e hapur e shkurtër deri në breg të detit jo më shumë se 15 metra.
Lexo më shumë