Shtypni enter për të kërkuar!
Ndodhet 43,4 km nga Tirana dhe përshkohet përafërisht për 45 minuta; 34 km nga Rinasi dhe përshkohet për 40 minuta;9,5 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 13 minuta, varësisht nga trafiku.
Ndodhet 43,4 km nga Tirana dhe përshkohet përafërisht për 45 minuta; 34 km nga Rinasi dhe përshkohet për 40 minuta;9,5 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 13 minuta, varësisht nga trafiku. Për të shkuar në destinacion nga Tirana mund të ndiqni autostradën Tiranë Durrës dhe të ktheheni në mbikalimin e Shkozetit për të ndjekur pas 2 km rrugën anësore që të nxjerr tek Plepat. Tek rotonda në Plepa ndiqni krahun e djathtë të rrugës anësore të Plazhit dhe ecni afro 500 m deri sa arrini ngjitur me Shkëmbin e Kavajës, Më pas ndiqni një rrugicë në të djathtë dhe për 20 metra jeni në breg të detit.
Pothuajse i gjithë plazhi i Durrësit që nis nga rruga e Pishave përtej Shkëmbit të Kavajës deri tek Hekurudha është një ‘pistë’ e hapur për peshkim çlodhës gjatë stinëve që nuk pushues që nga fundi i shtatorit deri në fillim të majit.
Megjithatë secili mund të zgjedhë vendin e tij të preferuar për të hedhur grepat.
Sugjerojmë pjesën më të ngushtë të rërës që ndodhet fill poshtë Shkëmbit të Kavajës. Kjo për shkak të një pamje jotipike të plazhit të Durrësit. Përmes rrugicave të ngushta mes hoteleve keni përballë detit Shkëmbin e Kavajës që ofron një pamje të rrallë shkëmbore dhe të ashpër në kontrast me detin dhe rërën.
Rreth e rrotull keni pafund bare dhe restorante sipas shijes dhe dëshirës për të kaluar çaste çlodhëse përgjatë orëve të peshkimit.
Duhet mbajtur parasysh se peshkimi me grep përgjatë plazhit të Durrësit është i ndaluar gjatë kohës së sezonit turistik. Por ndërkohë mund të gjeni një vend afro 200 metra larg nga pushuesit.
Peshqit që mund të gjuhen përgjatë plazhit të Durrësit janë qefulli, koc, levrek, bishtzezë, çafërr, peshku shtizë, gjilpërëz.
Fakte të shpejta (kick facts)
Ku mund të shkoni ndërkohë që keni përfunduar peshkimin në Durrës:
Plazhi i Currilave:9.5 km
Muzeu arkeologjik i Durrësit: 9.5 km
Amfiteatri i Durrësit: 9.3 km
Pedonalja e Currilave: 9.3 km
Rruga Tregtare: 9 km
Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit, Arapaj, Durres, 7 km, 14 min
Foto: Pamje nga Shkëmbi i Kavajës nga bregu i detit