Durrës

Pedonalja Durrës, zhytje dhe gjueti oktapodësh

Ndodhet në fund të pedonales së Currilave, një ndër vendet më atraktive të qytetit të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Mund të konsiderohet një destinacion peshkimi po ashtu ndërsa mund të gjuhet oktapod përmes zhytjes me kostum dhe pajisjeve të tjera të gjuetisë me zhytje sic janë pushka e detit dhe shtizat.

Ndodhet në fund të pedonales së Currilave, një ndër vendet më atraktive të qytetit të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Mund të konsiderohet një destinacion peshkimi po ashtu ndërsa mund të gjuhet oktapod përmes zhytjes me kostum dhe pajisjeve të tjera të gjuetisë me zhytje sic janë pushka e detit dhe shtizat.

Oktapodi ka gjen këtu një habitat të shkelqyer për të jetuar dhe ushqyer për shkak se zona detare afër bregut është e mbushur me rrënojat e vjetra të qytetit antik të Durrësit.

Turizmi nënujor në Durrës është ndër hapat e parë. Kërkuesit arkeologjikë gjetën në këtë hapësirë nënujore “Dolium”, enën e madhe të verës, unike në gjetjet arkeologjike në Shqipëri e nxjerrë nga një anije romake të shek. II-III pas Krishtit e mbytyr në Durrës. Ena është vendosur në në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Janë dashur rreth 3 muaj për shkripëzimin e saj dhe 8 muaj për t'u restauruar. Pas një pune të gjatë, Dolium është ekspozuar në muze i cili ndodhet vetëm 190 metra nga pika e peshkimit të oktapodit dhe përshkrohet në këmbë për 2 minuta.

Zona është ndër më të fekuentuarat e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Përgjatë bregut janë ndërtuar një sërë retorantesh që të ofrojnë shumëllojshmëri gatimi dhe kuzhinash me produkte deti dhe pica.

Në të njëjtën rrugë është gelateri Cela, ku tregtohen akulloret më të njohura në Durrës dhe në vend me të gjitha llojet e shijeve me fruta, lule dhe aroma bimësh autoktone. Ndërkaq mund të shijoni edhe ‘international cooking’ si KFC dhe Sushi.

Po ashtu mund të soditni qytetin e Durrësit, portin dhe kodrat rreth tij duke qëndruar në “Sfinks”, një ndërtim i kohëve të fundit.

Në foto është një nga rastet e zhytjes për peshkim. Në foto dhe video shihet një person që është veshur me kostumin ujor, ndërsa është pajisur edhe më armën e gjuetisë. Ai pret të kapë oktapod por nëse ndonjë peshk shfaqet diku pranë tij ai me siguri do ta qëllojë.

Kujdes: Duhet konsideruar në cdo zhytje apo lëvizje me not balona pluskuese si shenjë dalluese për varkat apo mororët e ujit që mund të levizin në zonë.

Cfarë mund të vizitosh në pak minuta ecje:

Torra Veneciane:

Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV-të. Ajo ka diametrin 16m dhe lartësinë 9m. Ajo është e pajisur me 5 frëngji dhe 3 ndarje. Perimetri sipër mbyllet me bedena ndërsa ngjitja në kullë bëhet nga brenda, me shkallë të ngushta e të pjerrta.

Muzeu arkeologjik

Muzeu Arkeologjik është funksional që prej 13 marsit 1951. Në kanatet e muzeut mund të gjenden gjetje prehistorike në Durrës dhe zonat përreth, përfshirë periudhat arkaike, klasike dhe qytetare ilire deri në shek.I p.e.re. Më pas janë ekspozuar gjetje nga zhvillimi ekonomik, politik e kulturor i Dyrrachiumit romak. Periudha mesjetare përshin 15 shekuj, nga shek. V-XV dhe mbyllet me periudhën turke.