Shtypni enter për të kërkuar!
Ndodhet 39 km nga Tirana, dhe përshkohet përafërsisht për 38 minuta; 29 km nga Rinasi dhe përshkrohet për 27 minuta; 3.3 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 9 minuta, varësisht nga trafiku.
Ndodhet 39 km nga Tirana, dhe përshkohet përafërsisht për 38 minuta; 29 km nga Rinasi dhe përshkrohet për 27 minuta; 3.3 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 9 minuta, varësisht nga trafiku. Për të shkuar në destinacion nga Tirana mund të ndiqni autostradën Tiranë Durrës dhe të ktheheni në mbikalimin e Portit për të ndjekur pas 3 km rrugën anësore “Pavarësia” dhe më pas merrni një kthesë djathtas, pranë kompleksit Teuta.
Vendi më i preferuar për të hedhur grepat është gjatësia e pistës e cila në fund të saj ka një det me thellësi deri në 2 metra.
Brenda pistës ka bare dhe restorant por vetëm pak metra prej aty mund të frekuentoni hotele, bare dhe restorante të shijeve të ndryshme.
Peshkimi me grep përgjatë plazhit të Durrësit është i ndaluar gjatë kohës së sezonit turistik. Por ndërkohë në skajin fundor të pistës është distancë e mjaftueshme nga pushuesit.
Në pistë mund të gjuani qefull, koc, levrek, bishtzezë, çafërr, peshku shtizë, sir ose lic, gjilpërëz, palamid.
Por pranë jush mund të ketë edhe gjuetarë të oktapodëve që fshihen në gurët e pistës. Disa nga këta gjuetarë i kapin ata me dorë pasi i vëzhgojnë mes gurëve apo në momentin kur oktapodët gjuajnë për vete.
Një prej tyre thotë se ka kapur 3 oktapodë në pak orë.
Fakte të shpejta (kick facts)
Ku mund të shkoni ndërkohë që keni përfunduar peshkimin në Durrës:
Plazhi i Currilave:3.6 km
Muzeu arkeologjik i Durrësit: 3.6 km
Amfiteatri i Durrësit: 3.4 km
Pedonalja e Currilave: 3.6 km
Rruga Tregtare: 3.4 km
Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit, Arapaj, Durres, 8.5 km, 13 min