Shtypni enter për të kërkuar!
Mund të peshkoni gjithandej por më mirë dhe më lehtë hidhi një sy guidës së peshkimit amator, çlodhës për bregdetin e Lezhës dhe do të keni mundësi të zgjidhni qoftë në kohë vere e pushimesh e qoftë në kohë dimri.
Guida ka 22 pika peshkimi të identifikuara në vend dhe të preferuara për peshkatarët që e ushtrojnë prej vitesh këtë mënyrë argëtimi.
Guida është e publikuar në Facebook në shqip dhe anglisht, në Instagram në shqip dhe anglisht si dhe në You Tube.
Secila nga pikat është e përcaktuar me ‘location’ ndërkohë që ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen.
Guida përmban edhe rregullat e peshkimit çlodhës e turustik duke shënuar kështu edhe rastin e parë kur një dokument i tillë vihet në shërbim të turistëve të peshkimit me grep.
Përvec të dhënave të peshkimit, guida ofron përmes videove dhe fotove pamje të mrekullueshme nga zona shumë prej të cilave shkelen rrallë nga banorë apo turistë, ndërkohë që mund të zbuloni edhe metodat e peshkimit tradicional por edhe ato të përshtatura përmes ‘një inovacioni’ që nuk do ju shkonte në mend. Ndiqni për këtë videot në Patok, Ishull Lezhë et.
Më poshtë është guida e peshkimit çlodhës (amator) për bregdetin e qarkut të Lezhës.
Guida është përpiluar nga Qendra për Transparencë dhe Infromim të Lirë dhe mbështetur nga PNUD Albania.
Destinacioni ndodhet 1.5 km larg Shëngjinit përgjatë rrugës që shkon drejt Ranës së Hedhun dhe bëhet për 5 minuta me makinë
Distanca nga Tirana është 64.8 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 9 minuta. Nga Rinasi është 50.8 km dhe bëhet për 53 minuta.
Lexo më shumëDestinacioni ndodhet 2.5 km larg Shëngjinit përgjatë rrugës që shkon drejt Ranës së Hedhun dhe bëhet për 6 minuta me makinë.
Distanca nga Tirana është 72.9 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 12 minuta. Nga Rinasi është 51.6 km dhe bëhet për 54 minuta.
Lexo më shumëDestinacioni ndodhet 3.1 km larg Shëngjinit në të majtë të rrugës që shkon drejt Ranës së Hedhun dhe bëhet për 8 minuta me makinë.
Distanca nga Tirana është 73.4 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 30 minuta. Nga Rinasi është 52.2 km dhe bëhet për 1 orë e 4 minuta.
Lexo më shumëËshtë një destinacion i gjerë peshkimi pasi plazhet e Ranës së Hedhun janë të shtrira në më shumë se 2 kilometra ndërkohë që skaji verior është pa pushues edhe në verë duke qënë vend i preferuar për peshkim edhe në kohë sezoni të plazhit.
Lexo më shumë