Lezha

Rana e Hedhun, kamping Riviera

Destinacioni ndodhet 2.5 km larg Shëngjinit përgjatë rrugës që shkon drejt Ranës së Hedhun dhe bëhet për 6 minuta me makinë.

Distanca nga Tirana është 72.9 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 12 minuta. Nga Rinasi është 51.6 km dhe bëhet për 54 minuta.

Nga Lezha është 9.9 km dhe bëhet me makinë për 19 minuta.

Ju mund të peshkoni në këtë destinacion koc, levrek, qefull,vope, shpalcë, çafërr, raxhë, barbun.

Edhe prej këtu panorama është mahnitëse, përfshirë Shëngjinin, plazhet përgjatë rrugës Shëngjin-Kune, pjesë të kënetës Kune-Vain dhe ishulli i Kunes me të gjitha lakimet e bregut dhe brezave të ngushtë të tokës përgjatë skajit verior të lagunës.

Duhet të përgaditeni për peshkim në thellësi pasi deti vjen ngjitur me shkëmbinjtë.

Afër me destinacionin ka restorante dhe hotele ku ju mund të pushoni dhe të merrni ndonjë vakt me ushiqm të freskët të zonës por duhet të konsideroni se jashtë sezonit vetëm ndonjë restorant mund të qëndrojë hapur.

Nëse është vjeshtë apo dimër mos harroni të pini një gotë raki si edhe të visheni mirë sidomos kur peshkoni në muzg dhe në mëngjes. Destinacioni është rrëzë malit të Rencit që sjell klimë të ftohtë.