Lezha

Rana e hedhun, afër hotel Brilant, tynelet e marines ushtarake

Destinacioni ndodhet 1.5 km larg Shëngjinit përgjatë rrugës që shkon drejt Ranës së Hedhun dhe bëhet për 5 minuta me makinë

Distanca nga Tirana është 64.8 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 9 minuta. Nga Rinasi është 50.8 km dhe bëhet për 53 minuta.

Nga Lezha është 9.1 km dhe bëhet me makinë për 17 minuta.

Ju mund të peshkoni në këtë destinacion koc, levrek, qefull,vope, spalcë, çafërr, skadhinë, raxhë por edhe oktapod. Peshkimi bëhet përgjatë një barriere guri e gjatë rrreth 300 metra e ndërtuar vite me parë si pjesë e një baze ushtarake detare.

Ndërsa ju peshkoni përballë keni një pamje të mrekullueshme por edhe të rrallë, ish portin e anijeve ushtarake dhe tynelet ujore që përdoreshin për strehimin e tyre në kohën e komunizmit në Shqipëri. Ndërkohë panorama është shumë më e gjerë, përfshirë Shëngjinin, plazhet përgjatë rrugës Shëngjin-Kune, pjesë të kënetës Kune-Vain dhe Merxhan me të gjitha lakimet e bregut dhe brezave të ngushtë të tokës përgjatë skajit verior të lagunës.

Në pistë nuk ka pushues kështu që gjuetia mund të kryhet në cdo stinë të vitit.

Ngjitur me pistën ka restorante dhe hotele ku ju mund të pushoni dhe të merrni ndonjë vakt me ushiqm të freskët të zonës.

Nëse është vjeshtë apo dimër mos harroni të pini një gotë raki.