Lajme

Instalohet sistemi i gjurmimit të ankesave online në KLD
09.05.2013 , 17:35

Instalohet sistemi i gjurmimit të ankesave online në KLD

KLD ka mundësuar kohët e fundit gjurmimin nga ana e qytetarëve të ankesave që ata bëjnë ndaj gjyqësorit nëpërmjet portalit të ankesave online që është e vendosur në faqen elektronike të KLD-së

KLD ka mundësuar kohët e fundit gjurmimin nga ana e qytetarëve të ankesave që ata bëjnë ndaj gjyqësorit nëpërmjet portalit të ankesave online që është e vendosur në faqen elektronike të KLD-së.

Ky aplikacion i ri shton kontrollin e publikut ndaj procedurave të trajtimit të ankesave duke rritur në një shkallë të lartë transaprencën e KLD-së ndaj qytetarëve.

Prej disa kohësh KLD aplikon marrjen e ankesave nëpërmjet portalit online dhe trajtimin e tyre në mënyrë dixhitale brenda institucionit. Aplikacioni më i ri mundëson që qytetarët të informohen në vazhdimësi dhe në mënyrë automatike rreth rrugës që ndjek ankesa e tyre në institucionin e KLD-së.

Kjo shkurton kohën e komunikimit të qytetarëve me institucionin si dhe redukton mundësitë e trajtimit të ankesave jashtë kufinjve ligjorë të parashikuar. Qytetarët vihen në dijeni hap pas hapi për statusin e ankesës së tyre.

Ambasada britanike në Tiranë bëri të mundur financimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm në rritjen e transparencës ndaj publikut dhe Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë kreu implementimin e gjurmimit online të ankesave.