Lezha

GUIDË PESHKIMI/ Ku doni të hidhni grepin në bregdetin e Lezhës?

Mund të peshkoni gjithandej por më mirë dhe më lehtë hidhi një sy guidës së peshkimit amator, çlodhës për bregdetin e Lezhës dhe do të keni mundësi të zgjidhni qoftë në kohë vere e pushimesh e qoftë në kohë dimri.

Guida ka 22 pika peshkimi të identifikuara në vend dhe të preferuara për peshkatarët që e ushtrojnë prej vitesh këtë mënyrë argëtimi.

Guida është e publikuar në Facebook në shqip dhe anglisht, në Instagram në shqip dhe anglisht si dhe në You Tube.

Secila nga pikat është e përcaktuar me ‘location’ ndërkohë që ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen.

Guida përmban edhe rregullat e peshkimit çlodhës e turustik duke shënuar kështu edhe rastin e parë kur një dokument i tillë vihet në shërbim të turistëve të peshkimit me grep.

Përvec të dhënave të peshkimit, guida ofron përmes videove dhe fotove pamje të mrekullueshme nga zona shumë prej të cilave shkelen rrallë nga banorë apo turistë, ndërkohë që mund të zbuloni edhe metodat e peshkimit tradicional por edhe ato të përshtatura përmes ‘një inovacioni’ që nuk do ju shkonte në mend. Ndiqni për këtë videot në Patok, Ishull Lezhë et.

Më poshtë është guida e peshkimit çlodhës (amator) për bregdetin e qarkut të Lezhës.

Guida është përpiluar nga Qendra për Transparencë dhe Infromim të Lirë dhe mbështetur nga PNUD Albania.

Hidrovori në Fushe Kuqe, lumi i Drojës, kanali i Shllinzës

Ky destinacion është pranë fshatit Adriatik, 1.9 km distancë e cila përshkruhet me makinë duke udhëtuar drejt jugut për 3 minuta ose për 23 minuta në këmbë

Lexo më shumë

Patok, grykederdhja e lumit te Drojes

Nëse ndiqni deri në breg të detit kanalin ku ndodhet hidrovori, do të ndodheni në skajin jugor të luginës së Patokut ose sic njihet ndryshe grykëderdhja e lumit të Drojës.

Lexo më shumë

Patok, tek restoranti King Fish

Për të shkuar në këtë destinacion nga Tirana duhet të ndiqni rrugën Tiranë-Lac që kalon përmes autostradës Thumanë-Lac. Distanca nga Tirana në Lagunën e Patokut është 56.7 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 4 minuta. Nga Rinasi është 39.2 km dhe bëhet për 51 minuta.

Lexo më shumë

Patok, tek restorant Cali

Destinacioni ndodhet në vijim të brezit të ngushtë të tokës ku janë vendosur restorantet e Lagunës së Patokut, tek një urë që lidh dy anët e kënetës atë lindore me atë perëndimore, pranë bar restorant Cali.

Lexo më shumë

Patok, grykëderdhja e lumit Mat

Është një destinacion i fshehur përtej dunave të Lagunës, në një prej vendeve më të bukura në Shqipëri, destinacioni arrihet vetëm me varkë.

Lexo më shumë

Bregdeti i Tales, afer Bar restorant USA

Plazhi i Tales një ndër më të rinjtë në Shqipëri shtrihet në rreth 6 km nga grykëderdhja e lumit Mat në veri të Lagunës së Patokut e deri në nisje të Lagunës së Vain në veri.

Lexo më shumë
Artikuj: 22
Faqe 1 nga 4