Lajme

Udhëzimi për tarifat gjyqësore i vitit 2010 duhet të ndryshojë
25.05.2023 , 16:58

Udhëzimi për tarifat gjyqësore i vitit 2010 duhet të ndryshojë

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) konstaton se ndryshimet që u bënë mbi tarifat gjyqësore nëpërmjet udhëzimit të përbashkët nr 991 i ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Financave i marsit te vitit 2010 ul në përgjithësi nivelin e aksesit të qytetarëve në gjykatë dhe në vecanti aksesin e shtresave të varfëra.

Ndryshimet që janë bërë mund të jenë influencuar nga biznese

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) konstaton se ndryshimet që u bënë mbi tarifat gjyqësore nëpërmjet udhëzimit të përbashkët nr 991 i ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Financave i marsit te vitit 2010 ul në përgjithësi nivelin e aksesit të qytetarëve në gjykatë dhe në vecanti aksesin e shtresave të varfëra. Brenda një viti tarifat gjyqësore janë ndryshuar dy herë dy shënuar rritje të ndjeshme në disa prej tarifave.

Tipike është taksa gjyqësore prej 3% të vlerës së dëmit të pretenduar kur vlera e tij shkon më shumë se 100000 lekë. Kjo tarifë cenon të drejtën e aksesit në gjykatë, pasi e kushtëzonte aksesin me parapagimin e plotë (100%) të tarifës gjyqësore në masën 3% të vlerës së objektit të padisë dhe nuk parashikon përjashtime në rastet e pamundësisë financiare.

Ashtu sic konstaton Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 27 shkurt 2013, theksojmë se kjo tarifë përbën kufizim i së drejtës në akses, është jo proporcional dhe njëkohësisht diskriminues .

Duke vendosur tarifa të barabarta për të gjithë, krijohet diskriminim i drejtpërdrejtë, thelbësor, për shkak të gjendjes ekonomike, arsimore dhe sociale si dhe mund të krijojë gjithashtu edhe diskriminim të tërthortë për shkak të gjinisë, moshës apo aftësisë së kufizuar.

Ky vendim i gjykatës kushtetuse krijon hapësira dhe inkurajon ndryshime në udhëzimin e përbashkët 991, mars 2010. “Gjyqtari i zakonshëm nuk pengohet të hetojë dhe të përjashtojë paditësin nga pagesa e kësaj tarife, në rastet kur ndodhet përpara pamundësisë financiare të tij për të bërë këtë pagesë. Gjyqtari i zakonshëm ka hapësirë për të vlerësuar plotësimin e këtij kriteri procedural për ngritjen e padisë dhe për të bërë përjashtimet rast pas rasti, në mënyrë që të mos pengojë realizimin e të drejtës së aksesit në gjykatë”, theksohet në vendimene kësaj gjykate. Edhe formalisht vendimi është i rrëzuar në pjesën më të madhe të tij.

QTIL përgjatë monitorimit në gjykatën e Tiranës për një kohë të shkurtër ka vërejtur raste kur ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, duke mbetur sërish në gjykimin e trupit gjykues nëse një qytetar do të përjashtohet nga taksa gjyqësore ose jo.

Po ashtu QTIL dyshon se vendimi i marsit të vitit 2010 është i influencuar nga grupe biznesi, kryesisht kompanitë e sigurimit, të cilat favorizohen prej tij ndërkohë që qytetarë apo subjekte të tjera diskriminohen. Përgjatë monitorimit të gjyqeve me shkaktim dëmi, afro 70 për qind e tyre janë mes qytetarëve dhe kompanive të sigurimit.

QTIL me mbështetjen financiare të Ambasadës britanike në kuadër të projektit “Rritja e aksesit në drejtësi dhe përmirësimi i procedurave gjyqësore” po punon për të ndërtuar një udhëzim të ri për tarifat gjyqësore. Mbështetur edhe mbi të dhënat e monitorimit në gjykatën e Tiranës, QTIL ka dorëzuar në muajin gusht në ministrinë e Drejtësisë një studim përmes të cilit argumentohet nevoja e reduktimit të shpejtë të këtyre tarifave, vecanërisht të tarifave në rastet e shkaktimit të dëmit.

Më poshtë po japim një pasqyrë përmbledhëse mbi ndryshimet e tarifave gjyqësore që nga viti 2002 deri në vitin 2010.

Ndryshimet që ka pësuar tarifa për shërbime gjyqësore

Lidhja nr. 5 e ligjit nr. 8977/2002 të shfuqizuar

Shtojca 1 e Udhëzimit nr. 13, datë 12.02.2009

Shtojca 1 e Udhëzimit nr. 991/3-2010:

a) padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore: 1500 lekë

a) padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore: 3000 lekë

a) padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore: 12000 lekë

b) për shkaktim dëmi me vleftë deri 100 000 lekë: 1500 lekë

b) për shkaktim dëmi me vleftë deri 100 000 lekë: 3000 lekë

b) për shkaktim dëmi me vleftë deri 100 000 lekë: 12000 lekë

c) për shkaktim dëmi me vleftë mbi 100 000 lekë: 1% e padisë

c) për shkaktim dëmi me vleftë mbi 100 000 lekë: 3000 lekë

c) për shkaktim dëmi me vleftë mbi 100 000 lekë: 3% e padisë