Lajme

Reforma në drejtësi, aksesi në gjykata, korrupsioni në gjyqësor
21.02.2023 , 16:33

Reforma në drejtësi, aksesi në gjykata, korrupsioni në gjyqësor

Anketimi II me gjykatësit e shkallës së pare, 2014

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL)*  në kuadër të projektit "Rritja e aksesit në drejtësi dhe përmirësimi i procedurave në gjykatë" ka realizuar edhe një anketim me gjykatësit e shkallës së parë të gjyqësorit. Anketimi u përgadit dhe u krye përgjatë muajve tetor-qershor 2014. U përfshinë në anketim 34% e gjykatave të shkallës së parë në të gjithë vendin ndërsa gjyqtarët që u përgjigjën në anketim zënë afërsisht 25% të të gjithë numrit të gjykatësve të shkallës së parë në vend. Projekti është mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Përzgjedhja përfshin gjykata të vendosura në qytete të kategorisë së parë ose gjykata të karrierës sic është ajo e Tiranës dhe Durrësit, gjykata të vendosura në qytete të tjera të mëdha të vendit si në Fier, Vlorë, Elbasan por edhe gjykata në qytete më të vogla si në Sarandë apo Pogradec.