Lajme

Njoftim për shtyp
25.05.2023 , 17:33

Njoftim për shtyp

Raporti i përgaditur nga “Watch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e lartë, politikanët, drejtuesit kryesorë të pushtetit lokal, gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Po ashtu përfshin investigimin mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe ka matur indikatorë të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë për të përshkruar perceptime shtesë lidhur me situatën ligjore të zyrtarëve të mësipërm. Të dhënat e mbledhura janë përpunuar duke dhënë përgjigje disa pyetjeve themelore përmes të cilave sigurohet edhe një përgjigje rreth zbatimit të dy ligjeve.

Raporti i përgaditur nga “Watch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e lartë, politikanët, drejtuesit kryesorë të pushtetit lokal, gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Po ashtu përfshin investigimin mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe ka matur indikatorë të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë për të përshkruar perceptime shtesë lidhur me situatën ligjore të zyrtarëve të mësipërm.
Të dhënat e mbledhura janë përpunuar duke dhënë përgjigje disa pyetjeve themelore përmes të cilave sigurohet edhe një përgjigje rreth zbatimit të dy ligjeve.

“Watch Dog”, në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informimin e Lirë, ka seleksionuar me zgjedhje të lirë rreth 3 për qind të zyrtarëve apo politikanëve të cilët janë subjekt i ligjeve të mësipërme.

Grupi “Watch dog” ka kontrolluar dhe verifikuar 119 deklarata të zyrtarëve nga rreth 4500 zyrtarë në të gjithë vendin që janë të detyruar me ligj të deklarojnë pasurinë e tyre dhe të kontrollohen lidhur me situatat e mundshme të konfliktit të interesit.
Janë seleksionuar 24 deputetë dhe ministra ose 17 për qind e tyre; 34 zyrtarë të lartë të administratës publike, kryesisht drejtues të rëndësishëm të institucioneve, ndër ta edhe doganierë, tatimorë, regjistrues pasurie etj; 31 zyrtarë të pushtetit lokal,kryesisht kryetarë bashkie të qyteteve të mëdha apo bregdetarë si dhe komunave bregdetare apo që rrethojnë qytetet e mëdha; 30 gjykatës dhe prokurorë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe akuzës ose 5 për qind e numrit total të gjykatësve dhe prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në të gjithë vendin.
Emrat janë seleksionuar me zgjedhje të dedikuar në rastet e ministrave apo ish
ministrave, drejtuesve të institucioneve dhe atyre të pushtetit lokal ndërsa në të gjitha rastet e tjera zgjedhja është e lirë.
Janë zgjedhur një numër i madh deputetësh dhe gjykatësish për shkak se kjo kategori e zyrtarëve janë më pak të prekur nga kontrolli i detyruar që është kryer në vite prej ILDKP
së.
Në seleksionim është mbajtur parasysh që asnjë prej anëtarëve të “Watch dog” të mos ketë konflikt interesi me të përzgjedhurit.

Ky është “Watch dog” i tretë lidhur me verifikimin e pasurive të zyrtarëve, që kur ka filluar implementimi i ligjit të deklarimit të pasurisë në vitin 2003. Kontrolli është bërë mbi deklaratat progresive, pra për të gjitha deklaratat dhe ndryshimet e tyre përgjatë viteve 2003
2008 (për të gjithë ata që e kanë pasur këtë detyrim përgjatë katër viteve). Nga një analizë krahasuese mes tre raporteve konstatojmë se zyrtarët në përgjithësi kanë rritur vlerësimin për momentin e deklarimit, me përjashtim të zyrtarëve lokalë.
Ka në shumë raste deklarime model dhe të besueshme. Për shembull disa prej gjykatësve që në deklaratat e viteve të para pothuajse nuk kishin deklaruar as rrogën, në deklarimin e fundit janë mjaft seriozë.

Ndërkaq ndryshe nga të gjitha deklarimet e mëparshme është shtuar numri i fëmijëve të zyrtarëve që sjellin deklarimet e tyre në ILDKP. Deklarimet janë të detajuara dhe inspektorët e ILDKP
së apo ekspertët e QTIL e kanë shumë më të lehtë të operojnë përgjatë kontrollit.

Puna e Inspektoratit të Lartë të Pasurive është e lavdërueshme. Ai ka kërkuar në disa raste procedimin nga prokuroria për shkelje të ligjit të deklarimit të pasurisë.

Vazhdon mosdeklarimi i pasurive informale, mosdeklarimi i bilanceve për ata që kanë biznese private, ose kur këto të fundit deklarohen, referencat janë negative (vërejtje e bere ne te tre raportet).

Që nga fillimi i zbatimit të ligjit për deklarimin e pasurisë formulari ka pësuar ndryshime, duke lehtësuar plotësimin e tij dhe të kuptuarit e kërkesave nga zyrtarët e detyruar ta plotësojnë. Me gjithë përmirësimet që i janë bërë formularit është e domosdoshme që ai të lehtësohet edhe më tej. Sa më i thjeshtë të bëhet ai, aq më lehtë plotësohet nga zyrtarët dhe aq më vështirë bëhet për këta të fundit të shmangin detyrimet e deklarimit. (Propozim i përsëritur edhe ne raportet e mëparshme).


Qendra për Transparencë konsideron vendimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për zgjerimin e rrethit të familjarëve të zyrtarëve me detyrim deklarimin e pasurisë si një hap të mirë për të evidentuar rastet e përfitimit apo vënies së pasurisë nëpërmjet abuzimeve apo konfliktit të interesit. Në rastin e gjykatësve dhe prokurorëve numri i tyre me raste të transferimit të pasurisë është i konsiderueshëm. Bie në sy se transferime të tilla nuk kanë logjikë financiare dhe perceptohen si një ndryshim krejt formal marrëdhëniesh të pronësisë mbi pronën me qëllim fshehjen e tyre nga detyrimi për deklarim.
Vetëm tre gjykatës apo prokurorë kanë deklaruar shtëpi verore në bregdet ndërkohë që të dhënat e përgjithshme të marra nga kompanitë ndërtuese në zonat turistike flasin për një klientelë shumë të zgjeruar nga radhët e gjykatësve e prokurorëve. Pasuri të tilla ose janë informale dhe të paregjistruara në hipoteka ose janë transferuar te të afërmit e tyre.

Zyrtarët lokalë janë të përfshirë në një masë të madhe në biznese private që zhvillohen në territorin ku ata kryejnë detyrat publike. Këtë biznes pjesërisht e kanë në konflikt interesi me shërbimet që ata ofrojnë për qytetarët dhe pjesërisht vetë biznesi i ndihmon ata për të bërë karrierë në politikën lokale.  Pas marrjes së postit të tyre ata nuk janë ndarë nga ato biznese, nuk deklarojnë të ardhura korrekte për biznesin që ata kryejnë. Kjo shton mundësitë e abuzimit të tyre me pushtetin që zotërojnë. Për kryetarët e komunave dhe bashkive me zhvillim të madh urban apo turistik, ILDKP të zhvillojë kontroll të veçantë dhe sistematik.


Ka raste të marrjes së kredive pa justifikim çfarë do të thotë se është e nevojshme një bashkëpunim për raste të tilla me drejtorinë e luftës kundër pastrimit të parave.

ILDKP duhet të ndryshojë mënyrën e hedhjes së shortit të kontrollit të zyrtarëve duke i ndarë ata në kategori. Kjo mund të shtojë procedurat e hedhjes së këtij shorti por kontrolli në këtë rast mund të jetë më i qarkullueshëm tek të gjithë llojet e zyrtarëve. Megjithatë hedhja e shortit nuk duhet të shmangë principin e tij të zgjedhjes së lirë, ashtu siç është tani.


 Inspektorët e ulët në administratë të emërohen nga Inspektorati i Lartë dhe të jenë të pavarur nga ministria apo institucioni ku ata do të atashohen. Inspektorët e ulët nuk duhet të kryejnë punë tjetër në institucion siç është praktika deri tani ku drejtorë të administratës shërbejnë edhe si inspektorë. Kjo, për shkak se ata paguhen keq, kanë konflikt interesi me shefat e tyre.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive duhet të shtojë numrin e gjykatësve dhe prokurorëve në listën e përvitshme të personave që kontrollohen. Kjo mund të behet e mundur duke ndryshuar mënyrën e hedhjes së shortit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të kontrollojë deklaratat e pasurisë së gjykatësve dhe ta përfshijë kontrollin e saj në të gjitha rastet e transferimit, emërimeve apo ngritjeve në detyrë.

Edhe Ministria e Drejtësisë duhet të përfshijë në detyrat e kontrollit të kësaj ministrie kontrollin e deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

ILDKP duhet të kërkojë deklarimin e kutive të sigurisë për ata që disponojnë të tilla, dhe ky lloj deklarimi të shtohet në ligj.

Projekti u bë i mundur nga inkurajimi dhe mbështetja e Ambasadës Britanike në Tiranë.