Lajme

MONITORIMI/ Mungesa e dëshmitarëve, shkak kryesor për shtyrjen e gjyqeve
20.02.2023 , 17:36

MONITORIMI/ Mungesa e dëshmitarëve, shkak kryesor për shtyrjen e gjyqeve

Mungesa e dëshmitarëve apo palëve në proces janë shkaku kryesor i shtyrjes së seancave gjyqësore që cojnë në zgjatjen pa fund të gjyqeve në pothuajse të gjitha gjykatat e shkallës së parë të vendit. Një kërkim i kryer nga Qendra per Transparence dhe Informim te Lire, mbështetur nga ambasada britanike në Tiranë ka bërë të mundur përgjatë vitit 2013-2014 monitorimin e shume proceseve gjyqësore që janë shtyrë përgjatë një periudhe disamujore.

Mungesa e dëshmitarëve apo palëve në  proces janë shkaku kryesor i shtyrjes së seancave gjyqësore që cojnë në zgjatjen pa fund të gjyqeve në pothuajse të gjitha gjykatat e shkallës së parë të vendit. Një kërkim i kryer nga Qendra per Transparence dhe Informim te Lire, mbështetur nga ambasada britanike në Tiranë ka bërë të mundur përgjatë vitit 2013-2014 monitorimin e shume proceseve gjyqësore që janë shtyrë përgjatë një periudhe disamujore.

Sipas gjetjeve që janë vërejtur në mbi njëqind  procese të tilla , procsete shtyhen kryesisht se dëshmitarët hezitojnë të vijnë në procese. Rreth 40 përqind e seancave të shtyra vijnë për shkak të mungesës së dëshmitarëve apo palëve në proces Dëshmitarët nuk vijnë në gjyq për shkak se nuk janë lajmëruar në gjysmën e rasteve ndërkohë rreth 30 për qind e tyre nuk vijnë edhe pse kanë pranuar marrjen e njoftimit.

Edhe në një raport monitorues të OSBE-së për gjykatat paraqiten tre faktorë që shkaktojnë zgjatjen e procedurave gjyqësore ku theksi bie kryesisht te problemet e gjykatave për njoftimin dhe thirrjen në gjykim të palëve për shkak të mungesës së adresave, mungesa e palëve në gjykim dhe së fundi procedurat jo-efektive përgatitore të gjykimit.

Projekti i mbështetyur nga ambasada britanike në Tiranë sugjeron që gjykatat të përdorin shërbimet e avancuara të postës shqiptare të njoftimit digital përmes të cilave është e pamundur të refuzohet marrja e fteses për gjyq. Ky shërbim është promovuar së pari në pranverën e vitit të kaluar dhe siguron nëpërmjet një sistemi elektronik regjistrimin e momentit të dërgimit të thirrjes. Sistemi lejon depozitimin e këtyre të dhënave dhe me pas aksesimin e tyre nga administrata e gjykatave nëpërmjet faqes online ku projektohet ky shërbim në postën shqiptare. Me këtë mundësi sigurohet thirrja e dëshmitarëve duke u hequr mundësinë atyre që të refuzojnë marrjen e njoftimit.

Vonesat e seancave gjyqësore janë një problem i qëndrueshëm i gjykatave shqiptare. Që nga viti 2004 dhe ne vijim pothauj cdo më shumë se 2000 cështje nuk përfundojnë  brenda vitit kur kanë nisur nga rreth 8000 të tilla (vjetrai statistikor 2005-2011). Më shumë se 10 për qind e këtyre cështjeve merr më shumë se një vit ndërsa shumë prej tyre më shumë se gjashtë muaj.

Nëse bëhet një analizë e dinamikës së çështjeve penale për tetë vitet 2004-2011, konstatohet se numri i çështjeve të regjistruara në gjykata është rritur paralelisht me numrin e çështjeve të papërfunduara. Duke krahasuar vitin 2004 me vitin 2011, konstatohet se rritja e volumit të çështjeve shkon në 21 %, ndërsa rritja e çështjeve të papërfunduara shkon në 16.3 %.

Të dhënat ndër vite mbi volumin e çështjeve të paraqitura dhe të prapambetura

Viti

Totali

Të përfunduara

Të papërfunduara

2004

9181

706

2113

2005

8823

6796

2027

2006

9099

7088

2011

2007

9201

6896

2305

2008

10077

7881

2196

2009

9793

7343

2450

2010

11079

8140

2939

2011

11107

8649

2458

Duke iu referuar këtyre treguesve për çështjet civile për tre vitet 2009-2011, konstatohet se sërish tendenca është në rritje – pra numri i çështjeve të regjistruara në gjykata është rritur paralelisht me numrin e çështjeve të papërfunduara. Megjithatë tendenca për rritjen e çështjeve të papërfunduara ka pësuar një rritje shumë të ndjeshme. Duke krahasuar vitin 2009 me vitin 2011, konstatohet se rritja e volumit të çështjeve shkon në 23.3 %, ndërsa rritja e çështjeve të papërfunduara shkon në 69.7 %.

Të dhënat ndër vite mbi volumin e çështjeve civile të paraqitura dhe të prapambetura

Viti

Totali

Të përfunduara

Të papërfunduara

2009

5897

3949

1948

2010

6432

3732

2700

2011

7271

3965

3306

Vonesa në zhvillimin e senacave gjyqësore ul përformancën e gjykatave përmes vonesave të nxjerrjes së vendimeve.. (Botuar tek gazeta Panorama)

r.k