Lajme

Antikorrupsioni, si u zbatua strategjia nga ministritë
25.05.2023 , 17:30

Antikorrupsioni, si u zbatua strategjia nga ministritë

Qendra për transparencë dhe informim të lirë ka monitoruar implementimin e strategjisë antikorrupsion dhe planin e veprimit të vitit 2010 në pesë institucione.

Qendra për transparencë dhe informim të lirë ka monitoruar implementimin e strategjisë antikorrupsion dhe planin e veprimit të vitit 2010 në pesë institucione.

Sipas kësaj qendre janë monitoruar ministria e punës, ministria e shëndetësisë, ministria e drejtësisë, ministria e financave dhe ajo e pyjeve dhe administrimit të ujërave të cilat në praktikën e tyre kanë marrë masa antikorrupsion në dikasteret e tyre.

Në konkluzionet e kësaj qendre, plani i veprimit për vitin 2010 është zbatuar plotësisht ose pjesërisht në masën 80 përqind, ndërsa disa masa si ato të implementimit të afateve kohore, por edhe strategjitë e veçanta të zbatimit të tyre mbeten një ndër problemet e kësaj strategjie antikorrupsion.