Shtypni enter për të kërkuar!
Exea conse quat duis irurey dolor sed reprehen derit volupta velit cilum lorem incididunt labore sed magna exceptur aliqua.
Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka njoftuar se së shpejti do të nisë rishpërndarja e gjyqtarëve sipas një studimi të kryer nga misioni Euralius, që përcakton se gjykatat me më shumë volum pune duhet të kenë më shumë toga të zeza.
Korrupsioni në gjykatat shqiptare vazhdon të mbetet problem kryesor. Këtë përfundim e kanë pohuar së fundi edhe vetë gjyqtarët në një sondazh të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pohojnë se sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe pa integritet. Po ashtu pjesa dërrmuese e gjyqtarëve pohojnë se janë të pakënaqur nga pagat.
Edhe pse niveli i pagesës së punonjsve të sistemit të drejtësisë nuk shkon më shumë se një mijë euro në muaj për ata që ndodhen në majë të piramidës dhe 600 euro në muaj për gjykatësit e shkallës së parë, shumica dërmuese e tyre kanë një standart jetese të papërligjur.
Raporti i përgaditur nga “watch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e sistemit të drejtësisë, konkretisht gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Po ashtu përfshin investigimin mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe ka matur indikatorë të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë. Të dhënat e mbledhura janë përpunuar duke dhënë përgjigje disa pyetjeve themelore përmes të cilave sigurohet edhe një rezultat rreth zbatimit të dy ligjeve.
Raporti i përgaditur nga “Watch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e lartë, politikanët, drejtuesit kryesorë të pushtetit lokal, gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Po ashtu përfshin investigimin mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe ka matur indikatorë të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë për të përshkruar perceptime shtesë lidhur me situatën ligjore të zyrtarëve të mësipërm. Të dhënat e mbledhura janë përpunuar duke dhënë përgjigje disa pyetjeve themelore përmes të cilave sigurohet edhe një përgjigje rreth zbatimit të dy ligjeve.
Qendra për Transparence dhe Informim të Lirë ka monitoruar që nga korriku i viti 2010 deri në maj të vitit 2011, implementimin e strategjisë antikorrupsion dhe planin e veprimit të vitit 2010 në pesë institucione. Projekti është financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.