Shtypni enter për të kërkuar!
është organizatë e shoqërisë civile me zyrë në Tiranë, e regjistruar ne gjykatë që në vitin 2004. Ajo bart pervoje dhe kompetenca në cështjet e monitorimit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. QTIL shërbeu si reporter lokal për Global Integrity, organizatë ndërkombëtare me qendër në Uashington DC, SHBA dhe është anëtare e rrjetit ndërkombëtar të PWYP (Publish What You Pay), me qendër në Londër, Britani.
qTI, nder te tjera, është e specializuar në çështje e EITI (Nisma për Transparencën e Industrisë Nxjerrëse), ajo është një nga themeluesit e AlbnetEITI (Rrjeti Shqiptar koalicioni në EITI) dhe anëtar i MSG për Shqipërinë.
Misioni i QTIL është forcimi i institucioneve, përmirësimi i qeverisjes dhe pjesëmarrja e qytetarëve në kontroll dhe qeverisje. Sipas organizatës sonë kjo realizohet nëpërmjet eficensës së institucioneve, transparencës dhe informimit të drejtë dhe të saktë, luftës kundër korrupsionit. Më tej QTIL synon të rrisë kapacitet e shoqërisë në përgjithësi për të kontrolluar pushtetin dhe për të rritur përgjegjshmërinë e tij nëpërmjet shoqërisë civile, grupeve të interesit, medies etj.
QTIL është themeluar prej një grupi gazetarësh investigativë të cilët përpara themelimit të qendrës zhvilluan një projekt investigimi të suksesshëm në media të titulluar “Media për Transparencën”. Që prej atëherë QTIL është specializuar në implementimin e projekteve “watch dog”, monitorues, advokues e informues. Anëtarët e qendrës kanë kryer trainime të ndryshme në Shqipëri dhe vende të tjera, vecmas në SHBA lidhur me të drejtën e informimit, kodin e etikës së zyrtarëve, advokimin, sondazhet etj.
Me kalimin e kohës në radhët e organizatës janë përfshirë juristë, financierë dhe ekspertë të fushave të ndryshme duke rritur kështu kapacitete e organizatës.
QTIL ia ka dalë që nëpërmjet strategjive për komunikimin ti bëjë të njohura projektet e saj në media dhe të realizojë impakt të madh të aktiviteteve të saj. Drejtuesit dhe anëtarët e qendrës zotërojnë mirë teknikat e marrëdhënieve me medien dhe i kanë aplikuar ato nëpërmjet seminareve, konferencave për shtyp, përfshirjes dhe pjesëmarrjes në debate të ndryshme.
Shpesh herë drejtues apo persona kyc të QTIL janë ftuar për të dhënë mendimet e tyre nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me cilësinë e qeverisjes, transparencën dhe aktivitetet antikorrupsion.
Organizata funksionon në tri departamente; antikorrupsionit dhe monitorimit; atë të informimit; dhe qeverisjes së mirë. Ndërkaq organizata ka sektorin e financës dhe atë të marrëdhenieve me publikun.
QTIL ka të punësuar me kohë të plotë tre persona ndërsa me kohë të pjesshme mund të punojnë një numër më i madh në varësi të projekteve. Po ashtu varësisht prej natyrës së projekteve ajo mund të aktivizojë një numër të madh ekspertësh ndërkohë që ka kryer pjesë projektesh nëpërmjet vullnetarëve të saj.
QTIL nuk ka degë të përhershme të saj në qytete të tjera të vendit. Por ka anëtarë të saj që mund të aktivizojë në cdo rast varësisht prej projektit. Në projekte të mëparshme qendra ka aktivizuar punonjës në shumicën e qyteteve të vendit. QTIL ka kontakte dhe ruan marrëdhënie me bashkëpunëtorë të saj në të gjitha rajonet. Kryesisht ata janë ekspertë të fushave të ndryshme dhe më së shumti gazetarë lokalë.
QTIL mund të aktivizojë burime njerëzore, ekspertë, monitorues, gazetarë të cështjeve të drejtësisë dhe gazetarë investigativë. Ndërkaq mund të vërë në funksion të objektivave të projektit zyrat e saj, faqet në web dhe rrjetet sociale të njohura me anëtarët e CTFI
Falë edhe njerëzve me eksperiencë në media që aktivizohen pranë qendrës, ajo prej disa kohësh krijon edhe një analizë mujore PEST për Shqipërinë.
Maj 2012-Maj 2013: Monitorimi i strategjisë antikorrupsion në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe disa bashki.
2013 Trajnime për gazetarë në fushën investigative lidhur me strategjinë antikorrupsion dhe të drejtën e informimit. Financuar nga AMSHC
Prill 2013-Qershor 2014: Rritja e aksesit në drejtësi dhe përmirësimi i procedurave gjyqësore. Financuar nga Ambasada Britanike dhe qTIL.
2015-2016 “Rritja e zbatimit të ligjit nëpërmjet zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së I”. Financuar nga USAID/Assist Impact-qTIL.
2017-2018 Perdorimi i drejtë i parasë publike në pushtetin lokal përmes zbatimit të rekomandimeve të KLSH. Financuar nga Leviz Albania
2021:Rritja e transparencës dhe lufta kundër korrupsionit në qeverisjen e burimeve natyrore dhe ngritja e kapaciteteve për investigim të gazetarëve që raportojnë për burimet natyrore
2017-2018 Perdorimi i të drejtës së parasë publike në pushtetin lokal me kujdesin e rekomandimeve të KLSH 26370 Franga zvicerine CHF, Leviz Albania
2021:Rritja e transparencës dhe lufta kundër korrupsionit në qeverisjen e burimeve natyrore dhe ngritja e kapaciteteve për investigim të gazetarëve që raportojnë për burimet natyrore. Financuar nga INA, USAID
2022-2023:Identifikimi dhe promovimi i destinacioneve të peshkimit rekreativ dhe turistik në zonën bregdetare të qarqeve të Durrësit dhe Lezhës, duke trajtuar efektet e ndryshimeve klimatike. Financuar nga PNUD
2022-2023: Lufta kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës në shfrytëzimin e burimeve natyrore përmes zbatimit të Ligjit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues. Financuar nga AMSHC
2023-2026: "Ndërtimi i partneritetit ne 'Fondamentals': OSHC të fuqizuara në procesin e anëtarësimit në BE". Financuar nga BE dhe qTIL