Ligji nr. 9877/2008 përcakton kriteret për emërimin si gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë për krimet e rënda. Këto kritere janë eksperienca në punë si gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë për jo më pak se 5 vjet, dallimi për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale, vlerësimi i aftësive profesionale me nivelin “shumë mirë” të zhvilluar në dy herët e fundit, dhe mungesa e masave disiplinore në fuqi në momentin e kandidimit. Nga ana tjetër, për emërimin si gjyqtar në gjykatat e apelit dhe të apelit për krimet e rënda kriteret janë të njëjta me ato të përcaktuara për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e krimeve të rënda, me përjashtim të eksperiencës në punë si gjyqtarë pranë gjykatave të shkallës së parë, e cila në këtë rast duhet të jetë 7 vjet
Qeveria ka krijuar një strategji antikorrupsion 2008-2013 e cila ka për qëllim të krijojë barriera të forta ndaj korrupsionit dhe të rrisë transparencën e shërbimeve në administratën publike dhe institucionet vendimarrëse. Nëpërmjet kësaj strategjie u hartuan aksione dhe masa konkrete për secilin institucion të qeverisë në formën e një plan veprimi njevjecar.
Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, nuk duhet kuptuar që çdo pushtet është i mbyllur dhe i pakontrolluar nga askush. Respektimi i këtij parimi, sipas qëllimit të kushtetutbërësit, garantohet vetëm nëpërmjet sistemit të kontrollit dhe ekuilibrit. Për këtë qëllim, ky parim mund të kuptohet saktësisht vetëm nëse formulimi kushtetues lexohet në tërësinë e tij, nga ku evidentohet qartë, jo vetëm ndarja e tre pushteteve, por edhe balancimi i tyre. Është
Perceptimi I korrupsionit në Shqipëri është ende mjaft I lartë. Pothuajse nuk ka shumë vështirësi për të gjetur qindra raste të korruptimit të zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Korruptimi është direkt me para në dorë, korruptim nëpërmjet propozimit të ligjeve, korruptim në tendera, prania e konfliktit të interesit etj.
Raporti i përgaditur nga “watch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e sistemit të drejtësisë, konkretisht gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Po ashtu përfshin investigimin mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe ka matur indikatorë të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë për të përshkruar perceptime shtesë lidhur me situatën ligjore të zyrtarëve të mësipërm.
Problematika fetare është një ndër subjektet më të reja në gazetarinë shqiptare të postdiktaturës. Në pamje të parë ky realitet të bën të mendosh se gazetaria do ta kishte subjektin e fesë në vëmëndje për shkak se përbën së pari një gjë të re për konsumatorin e vet dhë së dyti edhe interes njerëzor e publik. Por asnjëra nga këto pritje nuk është reflektuar më agzetarinë shqiptare.
Media në Shqipëri është një sektor tregu që po njeh një zhvillim të madh, megjithëse specifikat për media të ndryshme. Eshtë një treg që po perjeton ekspansion por edhe krizë njëhkosisht, financime të mëdha por edhe të pakontrolluara, konkurencë të fortë por edhe shkelje të rregullave të tregut.
Gazeta Standard u krijuar në dhjetorin e vitit 2005 dhe brenda një periudhe të shkurtër ajo u rreshtua në pesë gazetat me tirazhin më të madh në vend. Falë një politike të qartë editoriale si dhe një reklame ekspansive për gazetën, ajo shumë shpejt arriti të gjente segmentin e saj të tregut.