Lezha

Rruga Shëngjin Kune, ura e ne Merxhan

Në fund të rrugës Shëngjin Kune ndodhet destinacioni më popullor në veri të vendit i peshkimit clodhës dhe sportiv.Distanca nga Tirana është 73 km dhe bëhet ...

Në fund të rrugës Shëngjin Kune ndodhet destinacioni më popullor në veri të vendit i peshkimit clodhës dhe sportiv.

 

Distanca nga Tirana është 73 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 17 minuta. Nga Rinasi është 51.8 km dhe bëhet për 56 minuta.

Nga Lezha është 10.1 km dhe bëhet me makinë për 19 minuta.

Për të shkuar në destinacon nga Trana dhe Rinasi ndiqni rrugën për në Lezhë, pak metra para se te hyni në qytetin e Lezhës merrni drejtim majtës për në Shëngjin dhe perpara se te hyni ne Shëngjin ktheni sërish majtas për drejtimin Kune, vijon deri në breg të detit dhe pastaj sërish majtas deri në përfundim të rrugës afër urës tek bar restorant ‘Vila e peshkatarit’ në Merxhan.

Laguna e Kunes (Merxhan), si pjesë e kompleksit të lagunës Kune–Vain, ndodhet në anën veriore të lumit Drin që kalon nga Lezha dhe derdhet në det pikërisht në kufirin mes dy lagunave Kune dhe Vain.

Peshqit që mund të peshkohen këtu janë qefull vere; cumër, vijoshi; qefulli i vjeshtës; kokllani; kryegjati, vesh verdhi, levrek, ngjalë, koce, vope, shpalcë, gjuhëz kanali, shojze, gjilpërëza, burdullak, karkalec, gaforre blu. ( Burimi: Ihktiofauna e Shqipërisë (Ndoc Rakaj, Aleksandër Flloko, “Libri Universitar”, Tiranë, 1995) .

Nëse keni kostum uji me vete mund të peshkoni edhe brenda në lagunë. Thellësia e saj nuk e kalon 1 metër dhe shpesh peshkatarët zgjedhin të futen në ujë për të eskploruar zona më të largëta nga bregu.

 

Ndërsa peshkoni mund të kundroni tufat e zogjve të shumtë ujorë ndërkohë që në muzg mund shijoni perëndimin e diellit përmes një pamje të mrekullueshme të natyrës me të gjitha thyerjet e drittës në harmoninë e zhurshme të lagunës.

Pas peshkimit mund të bëni shëtitje me bicikleta ose shëtitje në këmbë, mund të notoni dhë nëse keni dëshirë të shijoni edhe natën në një mënyrë sa më pranë natyrës zgjidhni një nga kampingjet që ndodhen ndanë rrugës prej 6 km që lidh Shëngjinin me Kunen.

Ky destinacion nuk shërben për plazh prandaj mund të frekuentohet për peshkim në cdo stinë të vitit.

Ndërkaq larmia e restoranteve, fast food-eve, bareve të krijon një mundësi të madhe për zgjedhje sipas shijes për të konsumauar një vakt me peshk apo produkte të tjera të gatimit të zonës. Sërish edhe këtu keni gatimin e peshkut në prush ndërkohë që mund të zgjidhni në restorante guzhina të ndryshme vec atyre tradicionale, vecmas italiane dhe greke.

Cfarë mund të vizitosh në Lezhë:

Vendvarrimi Skenderbeut

Vëndvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me 1478 turqit pushtuan Lezhën dhe shkatërruan varrin e Gjergj Kastriotit i cili vdiq me 17-janar 1468. Eshtrat e tij i morën si hajmali të pathyeshmërise në beteja. Memoriali në formën që shihet tani u ndërtua në vitin 1981. Busti i Skënderbeut është punuar nga skulptori i njohur Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxit ndërsa origjinalet ruhen në Austri. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe betejat që janë fituar nga Skënderbeu përgjatë 25 viteve që ishte në krye të Arbërisë.(https://lezha.gov.al/monumente-kulture/)

Kalaja e Lezhës

Kalaja e Lezhës është ngritur mbi themelet e Akropolit antik dhe besohet se ndërtimi i saj i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. Në literaturen historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit.

Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të kalasë mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtëse.

Muzeu etnografik:

Muzeu etnografik në Lezhë ka rreth 300 objekte të ndryshme, armë mesjetare, instrumentet muzikore, mjetet bujqësore dhe te artizanatit, veshje tradicionale të qëndisura me dorë si veshja malësore, zadrimore, kallmetore dhe mirditore.

Kisha Shën Premte, Balldre:

Kisha ndodhet në fshatin Balldre rreth 5 km nga Lezha dhe daton në shekullin e XII – XIII, ndër ato pak kisha në Shqipëri që i kanë mbijetuar shkatërrimeve te periudhës osmane dhe komunizmit. E vecanta për këtë kishë është afresku “Darka e Fundit” që mendohet që është pikturuar dy shekuj më parë se ta pikturonte edhe Leonardo Da Vinçi.

Kisha e Shën Eufemisë, Kallmet:

Kjo kishë është në fshatin Kallmet afro 12 km nga qyteti Lezhës. Kisha përmendet për herë të parë në vitin 1343. Brenda saj, në faqen e shkëmbit ku mbështet kisha është imazhi i Shën Eufemisë ndërsa brenda kishës buron ujë nga një burim i cili shihet nga besimtarët katolikë si ujë pastrues dhe bekues.

Kisha Zojës Nunciatë, Lezhë

Kisha dhe Kompeksi Manastiror i Zojës Nunciatë ndodhet në lagjen Nënë Tereza në Lezhë. Në shek.XIII shën Françesku i Asizit, gjatë kthimit të tij nga Toka e Shenjtë në 1219 - 1220 ndali në Lezhë, ku themeloi kuvendin e parë Françeskan në Shqipëri.

Hoteli i Gjuetise:

Hoteli i Gjuetisë në Ishull-Lezhë i ndërtuar në vitit 1936 në një peizazh magjepsës natyror, një objekt me vlera të veçanta historike ndërsa shërben edhe si objekt turisitik.

Vozitje në lumin Drin me varka:

Lumi Drin që përshkon mes për mes qytetin dhe më pas kalon në lagunën Kune – Vain, duke përfunduar në detin Adriatik me një rrjedhë të qetë ju jep mundësinë e shëtitjeve më kajakë, varka, kanoe apo së fundmi edhe me dragon boat.

Nëse ndodhesh në qershor: Ndiq UNUM!

Është festivali më i madh i muzikës elektronike në rajon. UNUM mbledh në zonën bregdetare të Shengjinit (Rana e Hedhun) çdo fillim qershori D.J më të njohur në botë dhe i bën bashkë për të luajtur muzikë 24 orë pa ndërprerje në 4 ditë të njëpasnjëshme.