Shtypni enter për të kërkuar!
Edhe ky destinacion që ndodhet në plazhin e Tales ka të njëjtat karakteristika si ai afër bar restorant USA. Baret e mbyllura të zonës ndërtuar prej druri dhe kombinuar shkujdesshëm të kujtojnë shtëpizat e peshkatarëve.
Edhe ky destinacion që ndodhet në plazhin e Tales ka të njëjtat karakteristika si ai afër bar restorant USA. Baret e mbyllura të zonës ndërtuar prej druri dhe kombinuar shkujdesshëm të kujtojnë shtëpizat e peshkatarëve. Destinacioni te bar ‘Viking” është një përshtatje perfekte me zonën e plazhit që përballë ka detin e kaltër dhe nga pas gjolet që kanë mbetur nga dimri kur herë deti kapercen mes ulluqesh prej rëre deri në skajin e barishteve dhe shkurreve apo ujërat e kanaleve lidhen me detin për shkak të shirave. Ky destinacion ndodhet në skajin jugor të Parkut të Bregut të Matës dhe të ofron gjithashtu pasurinë bimore dhe shtazore të kënetës po aq sa edhe të detit.
Afria me grykëderdhjen e lumit Mat i jep hapësirës në këtë zonë disa karakteristika për peshkim të afërta me ato të lagunës së Patokut.
Distanca nga Tirana në këtë destinacion është 55.8 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 5 minuta. Nga Rinasi është 43.7 km dhe bëhet për 44 minuta.
Nga Lezha është 18.4 km dhe bëhet me makinë për 29 minuta.
Për të shkuar atje nga Tirana duhet të ndiqni rrugën Tiranë-Lezhë që kalon përmes autostradës Thumanë-Lac për të vijuar më pas në rrugën drejt Lezhës. Në kryqëzimin e Tales kthehesh majtas dhe vijon drejt perëndimit për 7km, distancë që përshkohet me makinë për 9 minuta deri në plazh.
Mund të kapësh qefull, levrek, koc, rombo, gjuhëz, çafërr, cumër apo burdullak, peshk pëllumb, gjilpërë. Ndërkohë nëse keni pajisje me vete dhe mendoni të peshkoni edhe nga brenda në det mund të hasni nëkarkalecë dhe oktapod. Natyrisht edhe gaforren blu.