Durrës

Hamallaj, Kompleksi turistik Vala Mar

Largësia nga Tirana është 42.9 km dhe përshkohet për 1orë, ndërsa nga Rinasi është 32.5 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit.

Largësia nga Tirana është 42.9 km dhe përshkohet për 1orë, ndërsa nga Rinasi është 32.5 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit. Tek Hidri oil merr kthehesh majtas dhe ndjek për 5.4 km rrugën në drejtim të Vala Mare resort, Hamallaj.

Largësia nga Durrësi është 26.5 km dhe bëhet me makinë për 37 minuta duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë dhe të kthehesh më pas në mbikalimin e Sukthit në drejtim të Hamallaj, në drejtim të Vala Mare resort.

Hyrja në resort është e lirë dhe ju mund të parkoni në ndonjë ambientet e rezervuara për parkim brenda resortit.

Mbani parasysh që gjatë stinës së verës ka shumë pushues dhe është e pamundur të peshkoni në zonën e plazhit, pasi plazhet janë të shtrira përgjatë gjithë bregut.

Megjithatë ka një vend, grykëderdhja e përroit të Tarinit. Pak para se të arrini në grykëderdhje është një barrierë rreth 50 metra e gjatë në det. Përgjatë krahut verior të argjinaturës dhe deri në derdhjen e përroit nuk ka pushues dhe sigurohet edhe distanca e parashikuar në rregullore prej 200 metrash.

Në stinët e tjera mund të peshkoni përgjatë gjithë bregut prej 5 kilometrash që nis nga përroi i Italianit deri te përroi i Tarinit, ndërsa ofron të njëjtën mundësi për të zënë peshk si në destinacionet e tjera në bregdetin e qarkut të Durrësit. Mund të kapni qefull, koc, levrek. çafërr, sir, barrakudë, skadhinë, peshk pëllumb ndërsa në afërsi të përroit mund të bëni një kërkim për vongola, me anë të një lopate e cila nuk ngulet shumë në rërën e ujit të cekët.

Një numër reëstorantesh dhe baresh janë të hapur përgjatë gjithë vitit dhe ju mund të zgjidhni mes guzhinës tradicionale apo asaj të përpunuar, ndërkohë që në cdo restorant menyja të ofron përzierje të të dyja kuzhinave.

Mund të merrni një krudo me karkaleca të freskët, oktapod të pjekur apo sallatë të ftohtë me fruta deti, midhje, si dhe një pjatë më vongola të ziera, mjaft të shijshme. Dateri është i ndaluar të mblidhet në bregdetin shqiptar.

Ato mund të shoqërohen me një verë vendase të bardhë si dhe me djathtë të butë, bukë misri me shëllirë të djathit, për të vijuar më pas me peshk të pjekur në zgarë ose peshk në tavë, vecmas tava me qefull.