Shtypni enter për të kërkuar!
Ky destinacion është në skaj të kënetës së Jubës, disa qindra metra përtej pyllit me pisha, në një deltë ujore ku bashkohet lumi Erzen që përshkon fshatrat e Tiranës dhe Durrësit për tu derdhur më pas në detin Adriatik.
Ky destinacion është në skaj të kënetës së Jubës, disa qindra metra përtej pyllit me pisha, në një deltë ujore ku bashkohet lumi Erzen që përshkon fshatrat e Tiranës dhe Durrësit për tu derdhur më pas në detin Adriatik.
Largësia nga Tirana është 42.6 km dhe përshkohet për 47 minuta, ndërsa nga Rinasi është 34 km dhe përshkrohet me makinë për 42 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Rrashbullit.
Largësi nga Durrësi është 17 km dhe përshkohet me makinë për 22 minuta.
Është i lokalizuar në një zonë mjaft të bukur dhe me një peisazh që mbulohet përgjatë dredhave të lumit afër bregdetit me rrjeta të mëdha peshkimi tendosur në ajër, bilance që vijojnë përgjatë lumit Erzen disa qindra metra.
Është ndër vendet më të preferuara të peshkimit edhe me grep, por ndërkohë edhe kërkimit për guackorë, vecanërisht vongola.
Po ashtu aty kapet edhe karkalec përmes disa rrjetave në formë tubi.
Ndërkohë zona është e populluar me peshq si qefulli, levreku, koca, barbun, gjuhëz, çafërr, gaforre blu, rombo, raxhë e rajë etj.
Ushqimi i bollshëm për peshqit i tërheq ata në grykën e lumit duke e bërë zonën tepër të frekuentuar edhe nga peshkatarë profesionistë të cilët zhvillojnë peshkimin me mjete tradicionale si kalimera dhe bilance por edhe me varka të pajisura me rrjeta peshkimi.
Rreth e rrotull nuk ka pushues kështu që zona nuk ka kufizime në orarin e peshkimit por duhet konsideruar koha e verës për të shkuar më lehtë në destinacion. Kur fillojnë shirat dhe niveli i ujit të lumit ngrihet, një pjesë e shtigjeve që të cojnë në grykëderdhje përmbyten dhe duhet siguruar pajisje si kostume kundër ujit përmes të cilave mund të ecni përgjatë zonës që ka rreth 20-30 cm ujë.
Zona ku ndodhet destinacioni është e izoluar dhe duhet të përgaditeni të keni me vete ujë dhe ushqim nëse do të qëndroni gjatë në peshkim. Gjithnjë duke patur parasysh se peshkimi natën është i ndaluar në breg të detit.
Shënim: Vetë lumi Erzen është i preferuar për peshkim gjatë gjithë gjatësisë së tij. Ai përmban shumëllojshmëri peshqish si : melysh, mustak, gjuc, nile, karas dhe ngjala te mëdha nga 200 g-2 kg.