Shtypni enter për të kërkuar!
Pika e peshkimit afër restorant Beni është një hapëisrë tjetër e Plazhit të Tales ku mund të kesh fat në peshkim. Ajo vendoset në skajin verior të kënetës së vogël që zgjatet që nga jugu i Parkut të Bregut të Matës.
Pika e peshkimit afër restorant Beni është një hapëisrë tjetër e Plazhit të Tales ku mund të kesh fat në peshkim. Ajo vendoset në skajin verior të kënetës së vogël që zgjatet që nga jugu i Parkut të Bregut të Matës. Pikërisht në afërsi të kësaj pikë ndodh gjatë shirave dhe baticave të detit shkëmbimi i ujërave të kripura me ato të embla.
Kjo e bën këtë pikë më tërheqëse për peshkim për shkak të faunës më të pasur nga ky shkëmbim.
Distanca nga Tirana në këtë destinacion është 56.9 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 2 minuta. Nga Rinasi është 42.9 km dhe bëhet për 41 minuta.
Nga Lezha është 17.6 km dhe bëhet me makinë për 25 minuta.
Gjatë peshkimit mund të hasësh në qefull, levrek, koc, rombo, gjuhëz, çafërr, cumër apo burdullak. Ndërkohë nëse keni pajisje me vete dhe mendoni të peshkoni edhe nga brenda në det mund të hasni në karkalecë dhe oktapod. Natyrisht edhe gaforren blu.
Në këtë zonë mund të hiqni dorë nga imituesit e blerë në dyqane. Gjatë rrugës për Tale mund të gjeni kuti me krimba ose karkaleca për gjueti që shiten nga ambulatorë përgjatë rrugës nga Laci në kthesën e Tales. Një kuti përmban një sasi të konsiderueshme krimash apo karkalecash për gjueti që kushton vetëm 400-500 lekë.