Shtypni enter për të kërkuar!
Nëse vini nga ana e lagunës së Vainit e parkoni makinën tek shtëpiza e peshkatarëve që ndodhet ndanë urës, ecni në këmbë përmes urës dhe merrni majtas në drejtim të bregut të detit.
Nëse vini nga ana e lagunës së Vainit e parkoni makinën tek shtëpiza e peshkatarëve që ndodhet ndanë urës, ecni në këmbë përmes urës dhe merrni majtas në drejtim të bregut të detit.
Distanca nga Tirana në këtë destinacion është 69,6 km dhe bëhet me makinë për 1orë e 14 minuta. Nga Rinasi është 48.3 km dhe bëhet për 50 minuta.
Nga Lezha është 10.2 km dhe bëhet me makinë për 19 minuta.
Nëse vini nga e Ishull Lezhë atëherë do merrni djathtas dhe pastaj një nënkalim majtas në rrugën Tiranë-Lezhë, tek mbikalimi i Ishull Lezhës me drejtim Ishull Lezhë. Rruga është e mirë dhe panoramike, merrni drejtim rruga e Vain majtas deri sa arrini në pikën që të drejton për tek restorant ‘Diella’. Vazhdoni edhe pak më tutje rrugës deri në fund të saj në bregun e kanalin lidhës të lagunës atu ku mbahet edhe ura e drunjtë për këmbësorë. Kthehuni djathtas në buzë të urës dhe ndiqni një rrugë që të shpie tek një tjetër restorant “Buzë detit”. Lini pas restorantin dhe per 20 metra jeni në breg.
Plazhi i Kune Vain zgjatet në të dy anët ndërkohë që ju mund të zgjidhni edhe vendin tuaj të peshkimit gjithnjë duke konsideruar distancën 200 metra nga pushuesit kur është sezon plazhi.
Shumë peskatarë amatorë zgjedhin pjesë të bregut të detit që kanë ndonjë lidhje qoftë edhe stinore me lagunën afër. Kjo për shkak se prania e peshkut rritet në zona të tilla dhe bëhet fjalë për peshq mjaft të shijshëm si levrek, koc.
Ju mund të kapni vec kocit e levrekut edhe qefull,vope, shpalcë, çafërr si edhe gaforre blu.
Ndërkq zona e lagunës shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë. Sipas studiesve vendas të florës e faunës së zonës në hapësirën ligatinore Tale, Vain, Kune gjenden 196 lloje shpendësh migratorë dhe të perhershëm, 17 lloje molusqesh, 59 lloje krustacesh, 10 lloje amfibesh, 24 lloje reptilësh, 26 lloje peshqish, https://triptoalbania.al/laguna-e-kune-vainit-80-vjet-nga-shpallja-rezervat-gjuetie-sot-destinacion-turistik/
Kjo është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, që nga viti 1940.
Zona shtrihet në të dy anët e grykëderdhjes së Drinit të Lezhës dhe në jug vazhdon me kënetat e tokat e ulta bregdetare të Tales që ndodhen në pjesën veriore të grykëderdhjes së Matit.
Ndër zogjtë që shihen më së shpeshti në lagunë janë, grilla, rosa e përhime, rosa bishtëgjelë, sqepluga, marsatorja, shapka e ujit, bajza, pëllumb i egër, shapka, turtulli, shkurta, lauresha, pelikani, kaçurrel, kryekuqja e mjeme,kryekuqja e vogël, zhytraku i madh, karabullaku i madh, kredharaku i madh, pelikani rozë, çafka e përhime,karabullaku i vogël, murrcaku, dallëndyshja faqebardhë e detit.
Ndërkohë në anën e Kunes për nga Ishulli i Lezhës përvecse argëtoheni me një peshkim të bereqetshëm mud të zhvilloni disa aktivitete të tjera në natyrë si shëtitje me biçikleta. Përgjatë rrugës Ishull Lezhë deri në kanalin që derdh ujërat e Tales përvec rrugës së asfaltuar është edhe një korsi dedikuar atyre që preferojnë të ecin me bicikletë apo shëtitje ose vrapim në këmbë.
Në të njëjtin destinacion peshkimi mund të ktheheni pak metra në breg të lagunës dhe të vrojtoni zogjtë e panumërt, ndërkohë që nëse preferoni një natë në këtë ambient dhe ta shijoni atë si të tillë ka edhe një kamping.
Pikat e peshkimit Kune Shengjin-Rana e Hedhun