Shtypni enter për të kërkuar!
Një guidë e rrallë me të pakTën 44 vende peshkimi është përgaditur dhe publikuar në rrjete sociale ditët e fundit.Guida përmban ‘location’ për secilin prej këtyre pikave të peshkimit dhe ndërkohë ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen në secilën prej tyre.
Mund të peshkoni gjithandej por më mirë dhe më lehtë hidhi një sy guidës së peshkimit amator, çlodhës për bregdetin e Lezhës dhe do të keni mundësi të zgjidhni qoftë në kohë vere e pushimesh e qoftë në kohë dimri.
Guida ka 22 pika peshkimi të identifikuara në vend dhe të preferuara për peshkatarët që e ushtrojnë prej vitesh këtë mënyrë argëtimi.